11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Vllahiu tregon pse Jahjaga nuk e takoi Ramadan Mujën

Jahjaga-MujaPresidentja Atifete Jahjaga ka vizituar të premten Prizrenin dhe nuk e ka takuar Kryetarin e dënuar të këtij qyteti, Ramadan Mujën. Presidenca ka sqaruar se ata nuk dëshirojnë të paragjykojnë as ndikojnë në asnjë rast derisa kanë premtuar se Jahjaga përsëri do të vizitojë Prizrenin.

Vizita e djeshme e presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga në qytetin e Prizrenit ishte me agjentë të caktuar. Ndonëse është përfolur që e para e shtetit ka injoruar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndryshe është verzioni i Presicendës së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj të fundit, Arbër Vllahiu, në një prononcim për “Zërin” ka treguar se qëllimi i vizitës ishte evenimenti kulturor, “Dokufest”.

“Pa paragjykuar dhe pa ndikuar mbi asnje veprim, presidentja Jahjaga ka pasur një agjendë tjetër në Prizren, gjatë ditës së premte, ku ka vizituar Dokufestin, një eveniment kulturor ndërkombëtar dhe ka takuar vetëm drejtuesit e tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Prizren, si në komunat e tjera, presidentja do te kthehet ne një te ardhme te afërt.

Më Shumë

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Në Prizren vazhdon sekuestrimi i motoçikletave dhe gjobitja e kundërvajtësve (FOTO)

Me datën  8 dhe 9 maj 2024 policia në Prizren ka sekuestruar disa motoçikleta dhe u janë shqiptuar 563 gjoba për kundërvajtje të ndryshme...

Lajmet e Fundit