AGK reagon për sulmet e EULEX-it ndaj “Kohës Ditore”

AGK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve që i kanë bërë drejtuesit e EULEX-it gazetës Koha Ditore.

AGK-ja shprehet e shqetësuar me deklarimet e përfaqësuesve të misionit për sundimin e ligjit në Kosovë Eulex, kundër punës së gazetarit të Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se një qasje e tillë cenon lirinë e shprehjes në Kosovë dhe pengon përpjekjet e gazetarëve për të trajtuar në mënyrë profesionale fenomenet e ndryshme.

“Gazetarët dhe mediat nuk kanë mision shkatërrimin e institucioneve por raportimin e bazuar në fakte. AGK-ja, ka përcjellë në vazhdimësi raportin e zyrtarëve të Eulexit me punën e gazetarit të Kohës Ditore, andaj i bënë thirrje përfaqësuesve të Eulexit që të kërkojnë falje publike lidhur me presionin e ushtruar ndaj Kajtazi dhe gazetës Koha Ditore. Asociacioni i Gazetarëve kundërshton çdo lloj presioni mbi gazetarët dhe shpreh bindjen se ndërhyrjet në punën e gazetarëve është kundër interesave të përgjithshme shoqërore”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit