Vrajse në tentativë në Suharekë

Në Policinë e Kosovës është raportuar se dje në Suharekë dy viktima kanë raportuar se kanë pasur një mosmarrëveshje me dy të dyshuar .

Këta të fundit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka të lënduar, përveç dëmtimit të veturës së tyre.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar kontrollin e shtëpive të tyre.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një armë gjysmë automatike me dy predha të kalibrit 7.62mm.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe njëri nga ta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit