30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Vrau gruan me 15 plumba në Prizren: Ishte vrasje e planifikuar e makabre

Në fillim të gushtit, Armenda Alija, ishte vrarë me 15 plumba nga bashkëshorti  i saj Bajram Veliaj, në një lagje të Prizrenit.

Qifti Velija kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Njeri përfundoi tek varrezat, tjetri në burg.

Avokati që përfaqëson familjen Alija, Arianit Koci, nuk ka dhënë shumë detaje pasi rasti është nën hetime, por për një gjë është i sigurt, se vrasja nuk ishte as aksidentale e as nën ndikim të ndonjë situate të aty-për-atyshme.

“Me qenë se rasti është nën hetime unë nuk do të flas për detaje, por mund të them se ‘vrasja ka qenë e paramenduar, e planifikuar mirë, dhe është  kryer në mënyrën më mizore të mundshme, janë shkrepur shumë plumba mbi viktimën edhe pasi që ka rënë në tokë”.

Ai ka një pritje nga drejtësia. Ajo është hiç më pak se sa dënimi më i madh që e parasheh kodi penal në vend.

InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfime të atyre që i mbijetuan një dhune të paparë brenda familjes, avokatëve që i mbrojnë familjet e të vrarëve. Përfaqësuese të shoqërisë civile që e ngrenë zërin kundër dhunës dhe jo vetëm. Si dhe mjekë që tregojnë se deri ku shkon çmenduria njerëzore/InsajderiInDoks

Më Shumë

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël godet financiarisht fermerët

Të enjten (3 korrik) është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në vendin tonë, gjegjësisht në një fermë...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit