11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vrau për të marrë hakun e të atit, dënohet me tetë vite burg 17-vjeçari nga Lezha

Gjykata e Lezhës dënoi me tetë vite burg 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në Janar të këtij viti vrau me armë për gjakmarrje Lek Lekgjonajn. Ngjarja ndodhi në fshatin Manati të Lezhës.

Përvathi akuzohet për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e dënoi me 12 vite burg Florian Përvathin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë tetë vite burgim pasi i ulet 1/3 e dënimit.

Vëllai i viktimës Lek Lekgjonaj kishte vrarë disa vite më parë babain e Florian Përvathit dhe u largua nga Shqipëria për shkak të frikës së gjakmarrjes.

Por në Janar të këtij viti, Florian i shkoi në banesë vëllait të vrasësit të babait të tij duke e ekzekutuar për gjakmarrje, edhe pse i ndjeri nuk ishte i përfshirë në krimin e disa viteve më parë. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Lajmet e Fundit