-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Mourinho këshillon futbollistin e tij të largohet nga Serie A

“Po të isha në vend të Nicolo Zaniolo-s, do ta mendoja seriozisht largimin nga Serie A”, ishin këto fjalët e trajneri të Romës, Jose Mourinho.

Mourinho në këtë mënyrë shprehi nervozen pas ndeshjes që ekipi i tij e humbi me rezultat minimal 1:0 përballë Bologna-s, ndeshje kjo e vlefshme e xhiros së 15-të në ligën italiane.

Në atë ndeshje, ylli i verdhekuqve, Nicolo Zaniolo, ishte fauluar shumë nga lojtarët kundërshtarë, çka bëri që “the special one” të dalë me këtë deklaratë interesante.

Tutje ai pas ndeshjes lavdëroi trajnerin e Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, duke thënë se kishin shfaqur një lojë të mirë me ekipin e tij.

“Urime trajnerit dhe skuadrës së Bologna-s. Ata vërtetë bënë një lojë të shkëlqyer, luftuan për të marrë tre pikët në shtëpi dhe në fund ia dolën”, tha Mourinho.

Trajneri portugez, përkundër humbjes së pësuar, ai pati fjalë të mira për futbollistët e tij, duke thënë se ata shfaqën një lojë të mirë.

“I përgëzoj djemtë e mi që dhanë gjithçka në këtë ndeshje dhe mbi të gjitha me dëmtimet që morëm dhe me disa episode kundër. Unë jam me ta”, shtoi Mourinho.

Kujtojmë që golin e vetëm për Bologna-n në këtë ndeshje e shënoi mesfushori suedez, Mattias Svanberg, në minutën e 35-të të takimit.

Përveç disfatës, Roma humbi edhe sulmuesin kryesor të tyre, Tammy Abraham për ndeshjen e ardhshme kundër Inter-it, pasi që anglezi u ndëshkua me karton të verdhë.

Kur kanë kaluar 15 javë në kampionatin italian, Roma gjendet në vendin e pestë me 25 pikë të grumbulluara, 10 më pak se lideri Napoli.

Ndërsa edhe Bologna po kalon momente mjaft të mirë, të cilët gjenden në vendin e tetë, me 24 pikë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës...

Hajnat ia vjedhin armën një qytetari në Gjonaj të Hasit

Një qytetari nga fshati Gjonaj në Prizren, mbrëmë dyshohet se persona të panjohur ia kanë vjedhur një armë në shtëpinë e tij. Sipas Policisë, viktima...

Gjermania gati ta rrisë pagën minimale, ja sa do të paguhet ora tani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti të shtunën e tij se qeveria e tij është e angazhuar për të mbajtur premtimin për rritjen e pagës...

Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre

Një kamion me rreth 100 majmunë është aksidentuar të premten në Pensilvani. Sipas autoriteteve, disa prej majmunëve kanë ikur. Kamioni që transportonte kafshët u përplas...

Ana e “errët” e Georgina Rodriguez, akuzat që hedh xhaxhai ndaj saj: Ronaldo ka një grua të keqe

Ishte krejtësisht e panjohur derisa në jetën e saj hyri Cristiano Ronaldo. Bukuroshja që i rrëmbeu zemrën yllit të fushës së blertë, tanimë është...

Saint-Etienne interesohet për Vedat Muriqin

 Saint-Etienne ka shprehur interesim për sulmuesin e Lazios, Vedat Muriqi dhe ata mund të kërkojnë të bëjnë një lëvizje për të në këtë muaj. Siç...

Detaje të reja të aksidentit me autobus në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë

Prokuroria komunale në Slavonski Brod ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën e kaluar, ku vdiqën 10...

Në spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 80 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë të shtrirë në klinikat për Covid në...

Prizren, paraburgim të pandehurit për kanosje

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit F.H., i dyshuar për veprën penale 'kanose'. Sipas njoftimit, më 21 janar, i...

Arrestohet një grup në Rahovec, dyshohet se kreu 20 vjedhje, ndër to edhe në xhami

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, prej tyre tre të moshës madhore dhe dy të mitur, të moshave 16 përkatësisht 14-vjeçare, nën dyshimin se...

Kjo shenjë do ketë ditë interesante/ Horoskopi për ditën e hënë

Dashi Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë ditës. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur...

Masat e reja kufizuese antiCOVID, komunat fajësojnë nivelin qendror për mosbashkëpunim

Ministria e Shëndetësisë sot pritet të shqyrtojë mundësinë për ndryshimin e masave antiCOVID, kjo pasi ditëve të fundit në vend është rritur numri i...

Rukiqi: Ora policore fillon shumë herët, shkakton dëm ekonomik që tani nuk na duhet fare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke folur për masat e reja anti-COVID ka thënë se ora policore po kufizon edhe punën...

Nis protesta e kuksianëve në Morinë për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës

Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ka nisur protesta përmes së cilës qytetarët e Kukësit po e kundërshtojnë kufizimin e lëvizjes për qytetarët...

Gareth Bale rikthehet nga lëndimi, i paqartë për të ardhmen

Pas 144 ditësh mungesë, Gareth Bale është rikthyer në listën e Carlo Ancelotti-t. Bale do të jetë i pranishëm, dhe me shumë mundësi do të...

Gastronomët i konsiderojnë të dëmshme dhe kundërligjore masat anti-COVID, Qeverinë e akuzojnë për arrogancë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka shprehur pakënaqësi të mëdha pas vendimit të fundit të Qeverisë në lidhje me ashpërsimin e masave anti-COVID. Gastronomët që...

Lajmet e Fundit