4.4 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

VV-AAK-NISMA, top opozita e pasluftës

Hera e parë që opozitarët nuk heqin dorë nga kërkesat e drejta. Opozita, e përbërë nga tri subjektet, Lëvizja ‘Vetëvendosje’, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, u tregua e suksesshme në aspektin që arriti ta imponojë agjendën e saj, pavarësisht mungesës së numrave në Kuvend

Pa asnjë dyshim që skena politike nuk do të ishte kaq në plan të parë në përmbyllje të vitit sikur të mos ishin të zëshmit e opozitës për të kundërshtuar projektet e Qeverisë.

Me shkas kundërshtimin e marrëveshjeve të arritura nga Qeveria e Kosovës dhe të nënshkruara nga kryeministri Isa Mustafa, opozita e bashkuar përdori shumë mjete dhe mënyra për të shfaqur kundërshtimin e madh ndaj këtyre marrëveshjeve. Duke filluar që nga peticioni i nënshkruar nga 205 mijë qytetarë, e deri tek bllokimi i punës normale të Kuvendit të Kosovës për katër muaj, opozita arriti të tërheqë gjithë vëmendjen vendore dhe shpeshherë diti të pushtojë ballinat e medieve ndërkombëtare.

Por, sa ishte produktive strategjia e kësaj opozite për front të bashkuar kundër marrëveshjeve, me hedhjen e gazit lotsjellës dhe metodat e tjera kundërshtuese edhe çfarë mund t’i sjellë ajo qytetarëve me këtë lloj opozitarizmi? A i ka prekur opozita problemet themelore që ka ky vend dhe këta qytetarë, siç janë korrupsioni e krimi i shtuar në vend, papunësia dhe varfëria? Ish-kryeministri Hashim Thaçi vazhdimisht këto veprime të opozitës i cilësoi si dhunë dhe përpjekje për të marrë pushtetin, por opozitarët kërkojnë edhe tash vetëm anulimin e dy marrëveshjeve.

Analistë të pavarur shohin një risi sa i përket unitetit të palëkundur opozitar. /Kosova Sot

Më Shumë

Fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve hasen në një vendvotim në Rahovec

Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec. Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës...

Kjo është gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri në Prizren

Tre fëmijët që u shpëtuan nga zjarri që kaploi një shtëpi banimi në Prizren, tani janë në gjendje stabile. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, në...

Lajmet e Fundit