VV në Prizren: Mbështesim aksionin e Komunës për lirimin e hapësirave publike

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, i ka dhënë mbështetje inspektoriatit komunal për lirimin e hapësirave publike.

“Vetëvendosje! mbështet dhe përkrahë aksionin e inspektoratit komunal për lirimin e hapësirave publike që po zhvillohet në Komunën e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

“Hapësirat publike janë pasuri e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe garantimi i çasjes së lirë është detyrë dhe obligim që rëndon ndaj të gjithëve”.

“Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë ata që dëshirojnë shfrytëzimin e ligjshëm dhe të drejtë të hapësirës së përbashkët, t’i ndjekin procedurat dhe rregullat e përcaktuara me ligj”.

“ Poashtu inkurajojmë organet komunale që të vazhdojnë aksionet e tilla deri në respektim të plotë të rendit dhe ligjit, deri në lirimin e plotë të hapësirave të uzurpuara në territorin e Komunës së Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit