2.2 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

VV: Policia Politike e Thaçit kidnapon njerëz

Arrestimi 1Sot në mëngjes, deri sa po pinte kafe në një lokal pranë “Shtëpisë së Bardhë” – Kuvendit Komunal në Prizren, u arrestua asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Artan Abrashi. Ai po pinte kafe me një nga qytetarët aktivë të Prizrenit, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Ramadan Mujës, pas dënimit të këtij të fundit nga Gjykata. Kjo edhe supozohet që është arsyeja e arrestimit.

“Një arrestim i tillë nga ana e policisë, është puro politik. Artan Abrashi si asambleist, ka të drejtë të hyjë e të dalë në të gjitha objektet e Komunës së Prizrenit, ka të drejtë të rrijë e të pijë kafe afër këtyre objekteve, ka të drejtë të takojë qytetarët e Prizrenit dhe është e drejtë e besa edhe obligim moral, qytetar e intelektual i tij që ta luftojë politikisht Ramadan Mujën dhe të ngjashëm si ai. Arrestimi apo kidnapimi, thënë më mirë, i tij, tregon se si Hashim Thaçi e ka shndërruar Policinë e Kosovës, në polici politike, në mbrojtjen e pushtetit të tij dhe hajdutëve të tij, të shpërndarë nëpër Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Për më tepër, Policia e Kosovës arrestoi edhe aktivistët Selman Sokoli, Shpend Zyba, Drilon Zyba, Bujar Muçaj, Avni Dakaj, si dhe asambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje! në Therandë, Leonard Shala, të cilët u solidarizuan me qytetarë e Prizrenit në bllokimin e hyrjes së Komunës.

Lëvizja Vetëvendosje! proteston ashpër kundër kësaj sjellje të Policisë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve. Në burg duhet të shkojë Ramadan Muja dhe vartësit e tij e jo qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!

Më Shumë

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në tubimin elektoral para bashkëvendësve të tij në Malishevë, tregoi arsyet pse duhet votuar...

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Lajmet e Fundit