6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

VV: Thaçi po shpif, kurrë s’kemi pas takime me PDK-në

VV-logo9-09Ndaj deklaratës së deputetit dhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës kur tha se tri partitë opozitare i janë ofruar atij për koalicion, e para që reagon ndaj kësaj deklarate është Vetëvendosje.

Përmes një reagimi dërguar medieve Lëvizja Vetëvendosje thotë se “deklarata e Hashim Thaçit në Kuvend se kinse ka pasur kërkesë nga Lëvizja Vetëvendosje është shpifja e radhës në vazhdën e mashtrimeve të këtij personazhi”.

“Në respekt të informimit të drejtë të të gjithë opinionit publik, deklarojmë se në asnjë rast a rrethanë nuk ka pasur kurrfarë përpjekje për kontakt apo takime nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje me PDK-në apo ndonjë zyrtar të saj e as nuk do të ketë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VV-së, raporton Koha.net.

“E vetmja përpjekje për takim ka qenë ajo e PDK-së, kërkesë të cilën nuk kemi pranuar as ta diskutojmë dhe e kemi bërë publike me kohë për publikun. Kushdo që pretendon të kundërtën i ftojmë ta dëshmojë me fakte e publikisht”, thuhet më tej në reagim.

“Për sa na takon, jemi angazhuar dhe do të vijojmë, për ndryshim rrënjësor të realitetit në Kosovë ku personazhet e klanit Thaçi dhe ai vetë dalin para drejtësisë dhe shpaguajnë dëmet që i kanë bërë Kosovës”, përfundon reagimi i Vetëvendosjes.

Më Shumë

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit