Burim Ramadani: Nuk iu vardisëm Thaçit

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK’së, Burim Ramadani ka thënë se kjo parti asnjëherë nuk i është vardisur PDK’së dhe Hashim Thaçit dhe askush nga AAK nuk ka qenë i autorizuar të bisedojë me PDK’në për ndonjë koalicion të mundshëm.

Në një debat të Klan Kosovës, Ramadani ka mohuar ato që Thaçi i ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës, se të gjitha partitë politike i kanë dërguar oferta për koalicion.

“Z. Haradinaj ka refuzuar kafe me Thaçin dhe nuk e di cka është vardisja në këtë rast. Nga ne askush nuk ka qenë i autorizuar të flas me Thaçin”, ka thënë veç tjerash Ramadani.

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit