Godet Thaçi: Ditën qëndronin me kryetarin Mustafa, pasdite në zyrat e PDK-së

thaci ne kuvendKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se koalicioni PDK-LDK është rezultat i vullnetit të lirë, i përgjejgësive politike, respektimit të kushtetutës, ligjeve, të respektimit të plotë të rezultatit të 8 qershorit dhe vendimeve të GJykatës Kushteteuse.

“Natyrisht se zërat kritike që mund të dëgjohen për këtë koalicion është e drejtë e secilit të shpreh opinionin e vetë, por askush nuk mund t’ia mohojë subjekteve politike të lidhin koalicione me program të përafërt. Nuk mund të jenë bashkë në një koalicion partitë me program të ndryshëm”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se është i bindur që vendit po i jepen institucione stabile, kredibile dhe të orientimit euroatlantik.

“Në momentet që ishin në një lidhje politike, luftonin për të udhëhequr me dialogun, sonte e kritikojnë dialogun”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se përkundër kësaj, edhe partitë tjera politike i kanë ofruar PDK-së, koalicion.

“Dua të potencojë se para se të nënshkruaj me LDK-në, të gjitha partitë më kanë ofruar që të nënshkruaj koalicion, por nuk kam dashur që të bëhet në mënyrë jo transparente. Ata ditën qëndronin me kryetarin Mustafa, pasdite qëndronin në zyrat e PDK-së”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit