11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

VV: Universiteti s’mund të ndahet etnikisht

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ndodhi edhe një bllokim i ri nga Ministrat e Listës Serbe. Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë me gjithë vërejtjet apo sugjerimet lidhur me të përkufizon institucionet e arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë.

Vetëvendosje thekson se këto institucione pra, kolegjet dhe universitetet janë të Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës.

Ato nuk mund të ndahen dhe kategorizohen brenda ligjeve tona sipas etnisë. Sidomos universitetet karakteri i të cilëve është universal dhe lidhet me dijen e dobinë shoqërore.

”Bllokimi i miratimit të këtij projektligji në Qeverinë e Kosovës nga ana e Ministrave të Listës Serbe me kërkesën për futjen në ligj si kategori e veçantë e Universitetit të Mitrovicës së veriut dhe financimit të tij nga Serbia është kërkesë për ta etnizuar sistemin universitar në Kosovë.”

”Universiteti në fjalë është i rregulluar në normativët e pushtetit komunal meqenëse paraprakisht Kosova ka bërë lëshime që këto Komuna më shumicë të popullsisë serbe të kenë hapësira për shkollim universitar specifik”, thekson VV.

Por Listës Serbe kjo nuk i mjafton. Ata kërkojnë që ta mbajnë të izoluar këtë universitet nga pjesa tjetër e Kosovës dhe ta kategorizojnë brenda ligjit si Universitet të një etnie.

Bllokimi e kërkesat e tyre, njëjtë si me ndërmarrjet publike dhe me çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, po shkojnë në të njëjtin drejtim me atë të marrëveshjes për “Zajednicën”, pra ndarjes etnike të Kosovës në çdo zonë të rregullimit shtetëror e shoqëror.

VV i bën thirrje profesorëve e studentëve të ngrenë zërin për mos ta lejuar këtë kërkesë që shkon në kundërshtim me çdo parim të funksionimit të universiteteve, shoqërisë dhe republikës sonë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshuar në mbajtje

Zyrtarët e Dogana e Kosovës kanë ndaluar një automjet në Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi drejtuesi nuk i ishte bindur urdhrit për ndalim...

“Esnaf” në Prizren i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Shoqata e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Lajmi...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit