21.4 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

West Ham rikthehet për Brojën, gati oferta në janar

West Ham mund të transferojë Armando Brojën nga Chelsea në janar për të lehtësuar problemet e tyre në sulm, raporton “TEAMtalk”.

West Ham aktualisht është duke vlerësuar dëmtimin e marrë nga Michail Antonio gjatë kohës që ai luante për Xhamajkën në detyrë ndërkombëtare. Sulmuesi dëmtoi gjurin e tij kundër Kanadasë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve të Concacaf të shtunën, por luajti edhe për 10 minuta të tjera pas lëndimit fillestar.

33-vjeçari përfundimisht doli duke çaluar dhe tani West Ham mendohet se është i mërzitur që lojtari i tyre u lejua të vazhdonte pavarësisht goditjes që mori.

Klubi e ka dërguar atë për skanime të martën por ka frikë se mund të jetë një dëmtim që e mban jashtë fushës për një periudhë të konsiderueshme kohore.

West Ham-it i është dhënë gjithashtu një goditje e mëtejshme pasi Jarrod Bowen mori një dëmtim në detyrën ndërkombëtare për Anglinë.

Skuadra nga Londra tashmë ka mungesë të opsioneve sulmuese dhe sjellja e një lojtari në atë repart në janar është tani një nevojë urgjente.

Skuadra e Premier League ka ndjekur një numër objektivash, duke përfshirë sulmuesin kuqezi të Chelsea-t, Broja.

Chelsea do të dëshironte të sillte 30 milionë paund në dritaren e dimrit për 22-vjeçarin nëse lejohet një shitje.

“Çekiçët” nuk janë të vetëm në garë pë Brojën, por do të përballen me konkurrencë nga klube në mbarë Evropën dhe Britaninë e Madhe. Megjithatë, burime pranë lojtarit thonë se ai është i vendosur të provojë veten në Premier League.

22-vjeçari ka bërë pesë paraqitje, pasi ka qenë në 11-shen fillestare për dy prej atyre paraqitjeve, për blutë deri më tani këtë sezon dhe ka shënuar një gol.

Chelsea doli përpara rivalëve të Tottenham për Brojën kur ai ishte i ri, pasi ata e bindën atë të bashkohej me grupin e tyre në Cobham. Si i tillë, ai do të përfaqësonte fitim të pastër për klubin dhe do të shihej si një përfitim i vërtetë kundër çdo kufizimi të Fair Play Financiar.

Sulmuesi i Chelsea-t nuk është opsioni i vetëm i mundshëm për West Ham, me Serhou Guirassy gjithashtu në radar pas një fillimi sensacional të sezonit. Sulmuesi i Stuttgart-it ka shënuar 15 gola në nëntë ndeshje të Bundesliga-s tashmë dhe është i lakmuar nga një numër i madh klubet.

Më i rëndësishmi është fakti që 27-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej vetëm 15 milionë paundësh dhe do të shihej si një pazar i mirë. Albanian Post

Më Shumë

Adnan Abrashi, publicisti që foli kur të tjerët heshtnin

Adnan Abrashi lindi më 21 dhjetor 1957 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1981 u diplomua...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit