27.2 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

White: Gazetarët të mos jenë vëzhgues pasivë

Aidan WhiteIsh-sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, tani drejtor i Rrjetit për Gazetari Etnike, Aidan White, duke folur për problemet dhe sfidat me të cilat përballet gazetaria sot, thotë se Kosova vuan nga një sëmundje që e ka infektuar tërë rajonin.
Një njohës i mirë i zhvillimeve në skenën mediale të gjithë rajonit ballkanik, që ka punuar në të kaluarën edhe në çështjet e medieve në Kosovë, është shprehur kritik për situatën në të cilën gjendet gazetaria profesionale, duke tërhequr vërejtjen nga presionet që medieve u vijnë nga politika dhe biznesi, por edhe nga faktori ndërkombëtar, si në rastin e Kosovës.

White po ashtu kërkon që vetë gazetarët të jenë më të përkushtuar ndaj standardeve profesionale.

“Kosova vuan nga një sëmundje që e ka infektuar tërë rajonin. Disi na duhet të kthejmë balancën në marrëdhëniet mes shoqërisë dhe ushtrimit të fuqisë politike dhe korporative. Mediet dhe gazetarët e pavarur nuk janë vëzhgues pasivë në këtë përpjekje, ata janë në zemër të saj. Na duhet të krijojmë forma transparente dhe kredibile të qeverisë që janë llogaridhënëse ndaj qytetarit dhe që janë të pakorruptuara”, thotë Aidan White. /Koha Ditore/

Më Shumë

Bllokada vazhdon: Shihemi përsëri më 9 qershor në orën 11:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as sot që ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar dështimin e 28 me radhë. Sikur...

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Policia: Ja masat e reja në Tiranë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit