2.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Wilderi s’e pranon se Fury ia pëlciti daullen e veshit

Deontay Wilder këmbëngul se nuk e ka pësuar asnjë lëndim në daullen e veshit gjatë humbjes kundër Tyson Furyt, si dhe e mohon se goditjet e britanikut i shkaktuan çarje të madhe në veshin e majtë.

Fury e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, duke e ndal Wilderin në rundin e shtatë në rimeçin e shumëpritur mes tyre në Las Vegas të shtunën në mbrëmje, raporton Gazeta Express.

Wilderi u dominua gjatë gjithë luftës dhe e puthi dy herë dyshemenë dhe madje u paralajmëruar nga gjyqtari Kenny Bayless se meçi do të ndërpritej herët, para se trajneri i tij Mark Breland ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, për ta dorëzuar luftën.

Një shqetësim i madh gjatë meçit ishte sasia e gjakut që po rridhte nga veshi i majtë i Wilderit, por 34-vjeçari këmbëngul se nuk ishte prekur nga një lëndim i tillë gjatë humbjes së tij të parë në karrierën profesionale.

“Nuk ia kam idenë sesi ndodhi. Ndodhi në një pozitë të çuditshme në veshin tim, po ashtu. Prandaj, ata nuk arritën ta shohin mirë. Por s’e di sesi ndodhi”, tha amerikani.

“Nuk pati kurrfarë ndikimi në mua. Kur je në ring dhe lufton dhe je luftëtar, dhe po flas vetëm për vetveten, unë nuk shqetësohem për gjëra të caktuara”, këmbënguli Wilder.

“Në ring e kam adrenalinën e lartë. E dija që po më rridhte gjaku, por nuk mendoj se pati ndikim në mua”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 komisionerë të dyshuar për falsifikim të rezultateve

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Gjykatës...

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një fatalitet dhe 20 të lënduar

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 54 aksidente trafiku, ndërsa një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Sipas statistikave të Policisë së...

Lajmet e Fundit