Xhaka: Njerëzit duan ta shkatërrojnë Zvicrën por kot e kanë

Granit Xhaka iu ka reaguar kritikëve dhe mediave zvicerane pas fitores shpresëdhënëse të Zvicrës 3-1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit grupore në “Euro 2020”, duke thënë se ata po përpiqen ta rrënojnë ekipin zviceran me, siç i quajti ai, gjëra të vogla dhe të parëndësishme.

Xhaka, i cili është duke e udhëhequr Zvicrën si kapiten në këtë turne, ishte në qendër të kritikave bashkë me Xherdan Shaqirin dhe bashkëlojtarët e tjetër nga tifozët dhe mediat zvicerane pas barazimit me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe humbjes ndaj Italisë në ndeshjen e dytë.

“Trysnia mbi ne ishte e jashtëzakonshme. E drejtë apo e padrejtë, tani nuk ka rëndësi. Por ne patëm një bisedë të mirë si ekip, veçanërisht tw shtunwn. Ne ishim të hapur ndaj njëri-tjetrit dhe folëm për atë që na bënë të fortë”, ka thënë Xhaka

“Ne jemi kritikuar shumë për gjëra të vogla të cilat mendoj se nuk janë të rëndësishme. Ju siguroj për një gjë: ky ekip nuk mund të shkatërrohet me gjëra të tilla. Ne nuk mund të kemi ndikim mbi atë që ndodh jashtë (ekipit). Ajo të cilën ne mund ta ndikojmë është karakteri i këtij ekipi. Këtë e dëshmuam sot. Ne e dimë që jemi të fortë kur e kemi topin në këmbë. Të gjithë e kërkuan topin sot. Sot treguam se çfarë mund të bëjmë. Njerëzit po përpiqen ta shkatërrojnë këtë ekip duke folur shumë dhe duke shkruar shumë. Por siç thashë: ky ekip nuk mund të rrënohet nga gjëra të tilla!”, ka shtuar Xhaka.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit