3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Xhemile Thaçi- Vezgishi emërohet drejtoreshë e Arsimit në Prizren

 

Xhemile Thaçi- Vezgishi është emëruar drejtoreshë e re në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren.

Ajo është e diplomuar në gjuhë dhe letërsi angleze, ndërsa studimet master i ka përfunduar në trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizmit, si dhe është duke i vijuar ato edhe në letërsi angleze.

Ka punuar si profesoreshë e gjuhës angleze dhe është angazhuar në projekte të ndryshme në organizatat ndërkombëtare si UNOPS, OSCE, EUOEM dhe së fundi në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se “me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, synojmë që të arrijmë suksese të mëdha në fushën e arsimit, në veçanti duke e rritur cilësinë dhe duke realizuar projekte të shumta e të rëndësishme”.

“Fakti se ajo është një figurë apartiake dhe emri saj nuk ndërlidhet me asnjë parti politike, jep një mesazh të qartë dhe tregon vendosmërinë tonë për depolitizimin e sistemit arsimor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit