Xherdan Shaqiri ‘krenar’ që ka punuar me Kloppin, shqiptari flet edhe për Guardiolan, Heynckes dhe Hitzfeld

Djaloshi shqiptar, i cili së fundmi nënshkroi me Chicago Fire në MLS, e përshkroi kohën e tij me Reds si “të bukur” pasi ai ishte pjesë e skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier.

Ai gjithashtu vlerësoi disa nga trajnerët e tjerë me të cilët ka punuar, përfshirë Pep Guardiolën, gjatë kohës së tyre së bashku te Bayern Munichu.

“Jurgenin e kam njohur për një kohë të gjatë. Që kur kam luajtur për Bayernin, ne kemi luajtur kundër tij – ai ishte trajner i Dortmundit, kështu që ishte një rivalitet i madh atje”, u tha fillimisht Shaqiri gazetarëve.

 

“Kam kaluar tri vite të mrekullueshme në Liverpool, kemi fituar shumë tituj, kam kaluar shumë bukur”.

“Gjithmonë mund të mësosh nga këta trajnerë të mëdhenj. Jam krenar që kam punuar me Jurgen Klopp, kam punuar me Guardiolën, kam punuar me Jupp Heynckes, kam punuar me Ottmar Hitzfeld, trajnerë të mëdhenj që kanë fituar shumë tituj, kanë pasur shumë përvojë”.

“Kështu që ju mund të mësoni shumë, dhe unë jam krenar që mësova kaq shumë gjëra prej tyre, sepse çdo trajner është paksa i ndryshëm. Është vetëm pozitive për karrierën tuaj”.

“Me Jurgen, kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai më dërgoi mesazhe dhe më përgëzoi për këtë transferim [në Chicago]. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt”, përfundoi shqiptari. /Telegrafi

Më Shumë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior. Sulmuesi i ri konsiderohet një...

Lajmet e Fundit