21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Muçiqi: Të largohen masat për të vaksinuarit, të pavaksinuarit të ndëshkohen

Në një bisedë për EO, Muçiqi shprehet i ashpër për personat që nuk duan të vaksinohen. Sipas tij, atyre “duhet t’iu mbyllen edhe dyert e spitaleve”.

“Masat duhet të hiqen dhe mos të vlejnë për njerëz të vaksinuar. Për njerëz që nuk kanë marrë vaksinat duhet të gjendet një zgjidhje tjetër, për shembull Danimarka, një shtet jashtëzakonisht i fuqishëm i BE-së, ka thënë se ‘nga nesër masat nuk vlejnë për njerëz të vaksinuar’. Ndërsa për ata të pavaksinuarit do të mbyllen edhe dyert e spitaleve”, ka thënë Muçiqi.

Këngëtari i njohur e quan të pakuptimë që në Kosovë ka ende orë policore.

Muçiqi mendon që një pjesë e madhe e popullatës në Kosovë është e imunizuar, nga vaksina ose pse e ka kaluar Covidin. “Se sa për masa që ne i kemi respektuar, po them prej vetes, kishim vdekur të gjithë”.

“Ne e dimë shumë mirë që nga fushatat e partive politike, që nga tubimet e ndryshme, asnjë masë nuk është respektuar, as në qendrat e mëdha tregtare, as në sheshe, as në oda kur në 100 metra katrorë kemi parë nga 200-300 njerëz, në kohë fushate, pa u respektu asnjë masë”.

Muçiqi shprehet se Qeveria Kurti ia ka lënë pa kurrfarë mbështetje bizneset, sidomos sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.

Thotë se sektori i tyre ka pasur humbje të mëdha.

“Janë shuma marramendëse. Nuk ka pasur pako të rimëkëmbjes ekonomike, ndihmë për të gjitha bizneset, përkundrazi ka pasur standarde të dyfishta. Ne përfaqësojmë një numër jashtëzakonisht të madh të bizneseve si Odë, sepse kemi 13 departamente në 7 regjione në nivel të Republikës. Dhe kur përfaqëson një numër aq të madh të njerëzve ke dhe presionet e përditshme. Ato presione ne na kanë detyruar që të trokasim derë më derë nëpër të gjitha ministritë kompetente të Republikës së Kosovës dhe t’i adresojmë kërkesat e tyre të drejta, mirëpo deri në ditën e sotme kemi hasur në vesh të shurdhër”.

“Imagjino për 28 Nëntor (Ditën e Flamurit), sipas statistikave zyrtare, kanë kaluar mbi 148 mijë njerëz nga Kosova në Republikën e Shqipërisë. Dhe të njëjtit njerëz përsëri janë kthyer në Kosovë”.

“Hotelet tona kanë qenë bosh edhe për Vitin e Ri. Të gjitha hotelet në Shqipëri kanë qenë përplot, ndërsa këtu nuk është organizuar festa e Vitit të Ri. Ne nuk kemi thënë që ne të organizojmë evente të tilla pa asnjë lloj mase, por kemi thënë ‘urdhëroni qitni masat’. Masat duhet të vlejnë për gjithë botën siç po e shohim për njerëz të vaksinuar, ndërsa për të padëgjueshmit normalisht që duhet të ketë masa”, shprehet këngëtari.

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Lajmet e Fundit