Ylli fiton duelin e parë çerekfinal ndaj Bashkimit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 87:69 (18:18, 23:14, 18:22, 28:15).

Pas një fillimi ku u shënuan pak pikë, skuadrat filluan të jenë efikase në sulm, megjithatë, çereku i parë përfundon 18:18. Vendasit ishin më shumë produktivë në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë se mysafirët, derisa shkuan në pushim me rezultat 41:32.

Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe filluan të shkrijnë epërsinë, që shkoi deri në tri pikë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 59:54. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli u tregua më i vëmendshëm, për tu shkëputur dhe për të triumfuar 87:69.

Te vendasit u dalluan Alonzo Verge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime dhe Nate Grimes me 13 pikë e 14 kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë e tri kërcime.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Peja, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit