3.6 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Ylli mposht Pejën në finalen e parë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë u nis me avantazh të suharekasve dhe u mbyll ashtu, edhe pse çereku i fundit ishte mjaft elektrizues, shkruan Gazeta Express.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 16:22 për Yllin, teksa në përfundim të pjesës së parë suharekasit e thelluan epërsinë 33:42.

Në çerekun e tretë pejanët u këndellën pak duke e mbyllur atë në vetëm gjashtë pikë diferencë, 55:61.

Çereku i fundit nisi mirë për vendasit që në një moment iu afruan në tri pikë, megjithatë Ylli e rimorri ndeshjen nën kontroll dhe në fund triumfoi 75:83.

Te Peja u dalluan Laron Dandy me 17 pikë e 12 kërcime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 10 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Erjon Kastrati me 26 pikë e pesë asistime. Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën mbrëma në Therandë.

Kështu, ekipi nga Suhareka bën fitoren e parë në serinë e finaleve, teksa i nevojiten edhe dy të tjera për t’u shpallur kampion. /Gazeta Express/

Më Shumë

Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesve, obligim

Për herë të parë Kosova do ta ketë Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare. Këtë institucion të sapokrijuar do ta udhëheqë...

Boksieri nga Prizreni, Elvin Sopaj debuton me fitore në boksin profesionist

Boksieri kosovar Elvin Sopaj ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Boksieri nga Prizreni mundi gjeorgjianin Kristan Zili qysh në rundin e dytë. Sopaj dukshëm ishte...

Lajmet e Fundit