16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Ylli mposht Pejën në finalen e parë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë u nis me avantazh të suharekasve dhe u mbyll ashtu, edhe pse çereku i fundit ishte mjaft elektrizues, shkruan Gazeta Express.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 16:22 për Yllin, teksa në përfundim të pjesës së parë suharekasit e thelluan epërsinë 33:42.

Në çerekun e tretë pejanët u këndellën pak duke e mbyllur atë në vetëm gjashtë pikë diferencë, 55:61.

Çereku i fundit nisi mirë për vendasit që në një moment iu afruan në tri pikë, megjithatë Ylli e rimorri ndeshjen nën kontroll dhe në fund triumfoi 75:83.

Te Peja u dalluan Laron Dandy me 17 pikë e 12 kërcime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 10 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Erjon Kastrati me 26 pikë e pesë asistime. Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën mbrëma në Therandë.

Kështu, ekipi nga Suhareka bën fitoren e parë në serinë e finaleve, teksa i nevojiten edhe dy të tjera për t’u shpallur kampion. /Gazeta Express/

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Lajmet e Fundit