Vjedhje e rëndë në një shkollë në Prizren, hajnat vjedhin pajisjet nga kabineti i teknologjisë

Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në vendin tonë, ku arrijnë të kapin pajisje të ndryshme shkollore.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në shkollën e mesme të ulët “Ekrem Rexha” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga drejtoria, me ç’rast u kuptua se persona të panjohur kanë vjedhur pajisje teknologjike nga kabineti i lëndës TIK.

 

 

Ende nuk dihet se si të dyshuarit kanë depërtuar brenda shkollës dhe kanë marrë pajisjet, por sipas drejtorit vepra dyshohet se është kryer në orët e mbrëmjes, kur askush nuk ka qenë brenda hapësirave të shkollës.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit