Ymeri, Mustafës: Nuk po ke frikë nga gjykatat prej se je ulur në prehrin e Thaçit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Visar Ymeri, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk frikësohet nëse dikush i deponon akuza në Gjykatë, për keqqeverisjen e tij gjatë kohës kur ishte në krye të Komunës së Prishtinës, sepse ai është imun përballë gjykatave.
Sidomos sipas tij, për shkak se është ulur në prehrin e zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi.

Këto komente Ymeri, i ka bërë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai gjithashtu i ka bërë edhe një pyetje Mustafës: A është qëndrimi i juaji në lidhje me SHIK-un, i njëjti sikurse ka qenë në vitin 2009? /Telegrafi/

Më Shumë

Sot nis edicioni i katërt i Rock & Blues Music Festival në Prizren

Prizreni nga sot do të jetë qendra e adhuruesve të muzikës rock dhe blues, pasi sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit