22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

YouTube pezullon llogarinë e Trumpit

Kompania YouTube tha se ka pezulluar kanalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të shkeljes së rregullave kundër nxitjes së dhunës.

Kompania në pronësi të Google u bashkua me platformat e tjera kryesore të mediave sociale në ndalimin e llogarive të presidentit në largim, pas sulmit vdekjeprurës kundër Kongresit të SHBA-së, javën e kaluar në Uashington nga një turmë pro-Trump.

“Në vazhdën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne heqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J. Trump për shkak të shkeljes së rregullave tona”, tha YouTube në një deklaratë më 12 Janar.

Kanali tani është “ndaluar përkohësisht nga ngarkimi i përmbajtjes së re për një” minimum “prej 7 ditësh”, thuhet në deklaratë.

Platforma për shpërndarjen e videove gjithashtu tha se do të pezullojë pa afat “mundësinë e komenteve” në kanalin e Trumpit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Llogaria e presidentit në YouTube kishte 2.77 milionë ndjekës.

Trump më 6 janar nxiti mijëra mbështetës të tij të marshojnë drejt Kongresit, ku ligjëvënsit ishin mbledhur për të vërtetuar fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden. Më pas, pasuan skena kaotike në të cilat turmat hyn me dhunë në ndërtesë dhe detyruan evakuimin e ligjëvënsve të të dyja dhomave. Sulmi tronditi kombin dhe la të vrarë një oficer policie dhe katër persona të tjerë.

Trump, i cili kishte bërë për javë të tëra pretendime të pabazuara se zgjedhjet ishin vjedhur, fillimisht vlerësoi mbështetësit e tij, por më vonë dënoi dhunën.

Twitter dhe Facebook që atëherë kanë hequr llogaritë e Trump dhe kanë eleminuar përmbajtjen që mbështetë sulmin. Llogaritë e presidentit u pezulluan edhe nga shërbime si Snapchat dhe Twitch./Rel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Donald Trump duke iu drejtuar mbështetësve të tij para se ata të sulmonin Kongresin më 6 janar.

Më Shumë

Bashkimi i shkon Trepçës, dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Dita nis me derbin mes...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit