-3 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

77-vjetori i lindjes, shkrimtari Fatos Kongoli: Mëkati më i madh në jetë – mosmirënjohja

Shkrimtari Fatos Kongoli vlerësohet në 77-vjetorin e lindjes me një certifikatë mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Autori shpreh emocionet dhe mirënjohjen e tij për të gjithë ata njerëz, që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tij jetësor.

Në këtë 77-vjetor të lindjes së shkrimtarit Fatos Kongoli, Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit bën bashkë miq dhe dashamirës të veprës letrare të autorit për t’i uruar: Gëzuar ditëlindjen! Drejtoresha e Qendrës, Alda Bardhyli, teksa e cilëson kontributin e Kongolit të rëndësishëm në letërsi, në gjuhë, por dhe në përshkrimin e dramës së vendit tonë pas viteve ‘90, në shenjë mirënjohje i dorëzoi një certifikatë

 “Jemi mbledh për 77-vjetorin e lindjes së autorit, i cili është ndër më të rëndësishëm pas viteve ’90. Vepra e tij ka përshkruar gjithë metamorfozën e shoqërisë shqiptare. Le të shpresojmë që kjo pandemi do të marrë fund dhe vitin tjetër ditëlindjen do ta kthejmë në një festë të vërtetë”, shprehet drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

“Në fakt Pikaso nuk i pëlqente ditëlindjet, por merrte pjesë në festa me kushtin që mos t’i përmendej mosha. Ndërsa, ne jemi sot me Kongolin, i cili vetëm gjatë këtij viti ka shkruar dy libra. Prandaj ne jemi me Fatosin e ri, plot energji edhe ambicie”, thotë shkrimtari Besnik Mustafaj, teksa lexon edhe motivacionin e certifikatë:

“Për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe të pas viteve ’90 ku, nëpërmjet një gjuhe të elaboruar dhe një mozaiku të plotë karakteresh romanore, ka arritur të shpërfaqë dhe të shpjegojë krizën e njeriut modern”.

Kineasti Spartak Pecani dhe përkthyesi Edmond Tupe rrëfejnë bashkëpunimet që kanë pas me veprat e këtij autori

“Kongoli është si një labirint që ka brenda të bukurën, të papriturën dhe ka qenë një ndihmë e madhe për skenarët. Veprat e tij jetën time ma kanë bërë shumë më të bukur. Unë kam sërish në duar romanin “Lëkura e qenit”, që ka fituar të drejtën për prodhim kinematografik dhe së shpejti do të nis xhirimet. Jam i lumtur, që veprën më të mirë do ta kem në duar në fund të krijimtarisë sime. Kam jetuar prej 15 vitesh ditë për ditë me të. Jam lumturuar me punën, personazhet dhe filozofinë tënde. Çdo ditë fle dhe ngrihem, jetoj me të”, thotë regjisori Pecani.

Ndërsa, shkrimtari Fatos Kongoli shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata njerëz. që i kanë qëndruar pranë në sfidat jetësore, që ka kaluar

 “Jam shumë i emocionuar, nuk e prisja këtë vlerësim dhe ceremoni që po bëhet në këtë kohë pandemie. Falënderoj Zotin, që më jep edhe një ditë të re… Ju falënderoj të gjithëve. Unë mendoj që mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjohja. Këtë e kupton, pasi ngjitesh deri sipër. Troket tek Shën Pjetri të mbyllet dera dhe kthehesh pas, atëherë e kupton se çfarë është mirënjohja. Faleminderit të gjithëve!”, thotë Kongoli.

Shkrimtari Fatos Kongoli është autor i rreth 20 librave. Është vlerësuar brenda edhe jashtë vendit me çmime. Mban titullin “Mjeshtër i madh”./shqiptarja.com

- Advertisement -

Më Shumë

Kloppi pas disfatës: Unë jam fajtor, duhet të përpiqemi më tepër

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje të enjten në Anfield ndaj Burnleyt. Ndeshja përfundoi 1-0, ndërsa trajneri i skuadrës vendase, Jurgen Klopp, ka thënë...

Prizren, 11 aktakuza kundër 12 personave

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit thuhet se janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale. Poashtu...

Zidane: Duhet t’i pyesni lojtarët nëse besojnë tek unë

Alcoyano ishte surpriza e cila arriti që të eliminojë Real Madridin nga Copa del Rey pas fitores 2-1.Këtë fitore klubi i ligës së tretë...

Një person rrihet rëndë nga tre të tjerë në Rahovec

Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga tre persona të tjerë të panjohur. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet...

Digjen disa vetura në një parking në Malishevë, zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi në një parking në Malishevë dje rreth orës 13:00 ishin duke u...

Aksident mes dy veturave në Prizren, shoferët bëhen për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 mes dy veturave në rrugën “Ismail Kryeziu”, ku deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur...

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj...

Limaj në Malishevë: Intelektualët po rreshtohen krah projektit tonë

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e Nismës, Fatmir Limaj ka mbajtur takim me intelektualë nga komuna e Malishevës. Ai në postimin e tij në Facebook...

12 kandidatë të Nismës mbesin jashtë listës për deputetë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për ankesën e Nismës Socialdemokrate për moscertifikimin e listës zgjedhore të saj. Sipas vendimit të PZAP-së,...

Prizren, një muaj paraburgim për një person që organizoi skema piramidale dhe bixhoz

Një muaj paraburgim i është caktuar një personi për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga Gjykata Themelore në Prizren. Gjykata e ka...

Joe Biden shfuqizon një urdhër të Donald Trumpit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtri. Ndalimi u bë nga Trump gjatë...

Në këto fshatra të Prizrenit sot s’do të ketë rrymë deri në 4 orë

KEDS ka bërë të ditur se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës. Me anë të një...

Shkelet një këmbësor në Prizren

Një këmbësor është shkalur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së vozitësit të veturës. “Ka ndodhur aksident trafiku ku ngasësi i veturës me...

Festivali mbarëkombëtar Online

Me shfaqje nga institucionet teatrore, krahas projekteve nga skena e pavarur, këtë vit festivali i teatrit vjen online. Dy institucione teatrore në vend, Teatri Kombëtar...

Kylie ngrit temperaturat duke pozuar në bikine

Kylie Jenner duket mahnitëse në fotografitë e fundit. Ylli televiziv, Kylie Jenner, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet që bën si ajo...

1 muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaji dy të dyshuarve për vrasjen në Prizren. Njëri nga paraburgosurit dyshohet se...

Lajmet e Fundit