34.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Zafir Berisha: Forca rektor, ata që po protestojnë janë matrapazë

ZafirBerisha11-14Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, është përfshirë në debatin për protestat e shoqatave të luftës lidhur me regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, duke i dalë në mbrojtje të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Lexojeni reagimin e plotë të Berishës:

“Një mendim personal si luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe familje që nuk jem përkul nga 81-ta asnjë regjimi dhe padrejtësie.

FORCA REKTOR.

Është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj zhvillimeve që kanë prekur UP-në dhe trysninë për të regjistruar studentë ‘pa doganë’. Jam ndier i ofenduar me mendimin e drejtë të prof. Rexhep Gjergjit dhe disa të tjerëve, por nuk e kuptoj se a e dinë këta mbrojtës të rektorit se veteranët e vërtetë nuk janë duke protestuar, hiq këtu ndonjë prej tyre. Matrapazët tani e pesëmbëdhjetë vjet me parë vijojnë të keqpërdorin vlerën e shenjtë të këtij kombi, UÇK-në, dhe këta meritojnë një: boll më. Ka kohë që ndjehem keq kur dëgjojë që në emër të luftës çlirimtare disa çakej në emër të shoqatave predikojnë trimëri.

Në fakt disa prej tyre në kohën e luftës as istikame me kazme nuk kanë hapur dhe as me ujë luftëtarët nuk i kanë furnizuar. Madje disa prej tyre në përpjekjen për të ikur në Itali desh e lanë kokën në Adriatik. Është e vërtetë që ka mbetur pa u regjistruar ndonjë fëmijë dëshmori apo luftëtari, por këta injorantë dhe matrapazë nuk kanë lënë vend këto 15 vite me luajtur rolin e bajraktarit për fëmijët e çlirimtarëve. Lufta është bërë për shtet ligjor dhe demokratik o jo për hajdutët që njollosin UÇK-në.

Nëse ka dikush të më thotë se cili dëshmor ka dhënë jetën për shtet anarkik, cili luftëtar ka marrë pushkën për Kosovë e që disa delenxhinj injorantë të luajnë me emrin e tyre pingpong? Kush di të më thotë se është luftuar që dikush të abuzojë në emrin e tyre? Pse vallë dëshmorët paskan luftuar që të rinjtë e Kosovës pas 15 vitesh liri të lëshojnë Kosovën, për të shtegtuar në Evropë për bukën e gojës? Athua që ata kanë luftuar që shtetin të udhëheqin analfabet të sojit të disave që janë mësuar të thërriten në emër të UÇK-së sa herë kanë që duan të realizojnë ambiciet djallëzore të tyre. ‘Boll më…’, nuk durohet më tej idiotizimi juaj!.

Kryemafiozi Hashim Thaçi duhet të ketë turp që e sjell situatën në Kosove në këtë gjendje. Në Kosovë është luftuar për një Kosovë tjetër. Për një arsim tjetër, pasi arsimi është alfa dhe omega e zhvillimit të të gjitha proceseve të shtetit. Nëse edhe këtu nuk lejoni të vendoset rend dhe ligj atëherë do t’ju mallkojnë brezat e ardhshëm. Le të më tregoj dikush nga këta që po thirren në emër të veteranëve, çfarë përgjegjësie kanë pasur në luftë? Të më tregojë dikush nga këto të shoqatave a pasur ndonjëri prej tyre përgjegjësi si komandant zone, brigade, batalioni, kompanie apo togu… ?!”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Më Shumë

Përkujtohet heroi i Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, u përkujtua sot jeta dhe vepra e heroit të Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti. Ceremonia përkujtimore mblodhi zyrtarë të...

Kontrolle në Prizren, dy të ndaluar për bixhoz të paligjshëm

Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa...

Lajmet e Fundit