15.5 C
Prizren
E premte, 18 Prill, 2025

Zafir Berisha: Kadri Veseli të sqarohet për punësimet në Prizren

Zafir Berisha-Kadri VeseliNdërhyrjet nga zyrtarët e lartë të PDK-së për të punësuar njerëz në Prizren, vazhdojnë të ngjallin reagime. Këto ditë është lakuar emri i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, i cili është zëvendëskryetar i PDK-së, për të cilin thuhet se ‘urdhëron zyrtarët lokal të punësojnë militant të partisë’.

Një status në Facebook dhe më pas një letër e hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit, nga gazetari Rami Berisha, ka ngjallur reagime të mëdha në Prizren.

Ai ka denoncuar një rast të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, e cila sipas Berishës ka punësuar mësimdhënës në emër të Kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Berisha ka publikuar disa shkelje që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve duke përdorur emrin e Kadri Veselit.

Për deputetin e Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha kjo që është thënë ditëve të fundit ka dëshmuar atë që ai dhe subjekti i tij politik i ka denoncuar me kohë.

“Po kjo është edhe një tregues i asaj që vazhdimisht kemi thënë, se Prizreni qeveriset për shumë gjëra nga Prishtina, dhe për fat të keq Prizreni ka njerëz kukulla, duke filluar nga Ramadan Muja që i shërben para-politikës së partisë në pushtet e jo qytetarëve”, ka theksuar Berisha për “PrizrenPress”.

Deputeti Zafir Berisha ka thënë se lakimi i emrit të kryeparlamentarit Kadri Veseli se jep urdhra për punësime në Prizren e obligon këtë të fundit të deklarohet për këto akuza.

“Po logjikisht, meqë po lakohet emri i tij është mirë ai me dhënë mendim për aferën e fundit, por kjo nuk ndodh sepse dyshoj që këtu ka të vërteta në atë që thuhet”, ka thënë Berisha.

Gazetari Rami Berisha nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlametarit dhe Ministrit të Arsimit ka thënë se në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre.

Ai ka kërkuar nga ta që ta vizitojnë Prizrenin dhe ka premtuar se do t’i dërgoj në shkollat ku punojnë mësimdhënës me shkollë të mesme.

“Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për një vend pune në arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qeras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardhur e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer. Hajdeni ju lutem në Prizren e jepni guxim këtyre njerëzve që të flasin sepse vetëm para juve do të flasin, sepse kur t’i lexojnë këta reshta këta njerëz, do të frikësohen më shumë se unë se do të zbulohen, prandaj po ju them publikisht hajdeni të tre bashkë e iu japim guxim këtyre që të flasin për të drejtën e tyre”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Nexhat Cocaj-Rami Berisha

DOSJA

Çoçaj e Berisha “pajtohen” të sfidohen në gjykatë

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe gazetari Rami Berisha janë “pajtuar” që akuzat për punësim me ryshfet dhe me ndikim të Kadri Veselit t’i sqarojnë në gjykatë.

Çoçaj thotë se nuk është në dijeni në detaje për akuzat e Berishës, pasi që momentalisht është në Tiranë.

“Nuk jam në dijeni për asnjërën nga këto akuza”, ka thënë Çoçaj për “PrizrenPress”.

Gazetari Rami Berisha në një letër publike dërguar Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit, ka bërë një varg akuzash në drejtim të Drejtorisë së Arsimit në Prizren. Sipas tij, çmimi për një vend pune në Arsim ka arritur në 6000 mijë euro dhe se po përdoret edhe emri i Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj paralajmëron se për këto akuza do të ngritë padi për shpifje kundër gazetarit Berisha.

“Të thashë se nuk jam në dijeni dhe kur të kthehem do të ngrisë padi ndaj tij për shpifje”.

Çoçaj mohon se në punësimin e mësimdhënësve ka dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”,

“Është vet Rami Berisha që ka kërkuar t’i punësohet vajza e vëllait dhe i kam thënë se nuk mund t’i përzihem Komisionit”.

Ai tregon se në Komision nuk merr pjesë që tre vite.

“Nëse e ka përmend Komisionin duhet me ta të bisedoj, sepse ka tre vite që unë nuk jam pjesë e Komisionit . Prandaj, shiko mirë si është shprehur”.

Gazetari Rami Berisha,shprehet i gatshëm të përballët në gjykatë me drejtorin e Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn.

“Une jam institucionalist dhe do të doja që çështja të shkojë në gjykatë, prandaj i kam bërë thirrje të parëve të shtetit që të jenë dëshmitar në burgosjen time dhe dënimin, sipas ligjeve të Kosovës”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

“Drejtori thotë se nuk është në dijeni çka kam shkruar. E pyes në cilin planet po jeton këtë kohë. Unë jam shumë i sigurt se ai i ka lexuar, por po përfiton në kohë për të “vënë dorë” në dokumente e pastaj do të mundohet të më kryqëzojë dhe do të më shpallë “spiun” të Rusisë””.

Berisha pranon se ka kërkuar një nderë nga Çoçaj.

“Është e vërtet, se nga ai, si njeriu i parë i DKA-së në Prizren, i kam kërkuar një nder. I kam kërkuar që të respektohen ligjet e Arsimit”.

“Nuk e thotë të vërtetën kur thotë se më paska thënë se nuk përzihet në punën e komisionit. Kam dëshmitarë për këtë”.

Ai fton Kryeparlamentarin Kadri Veselin, që të vijë në Prizren, nëse dëshiron të mësojë të vërtetën se apo përdoret emri i tij apo jo për punësime si mësimdhënës.

“Sa i përket lakimit të emrit të Kadri Veselit, e ftoj Kryeparlamentarin që të vijë në Prizren dhe e ballafaqoj me të vërtetën”.

Nisma në Prizren: Nexhat Çoçaj po punëson mësimdhënës me urdhra të Kadri Veselit

Nisma në Prizren ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren për mënyrën e punësimit të mësimdhënësve.

“Nisma për Kosovën-dega në Prizren ndihet tejet e shqetësuar lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në komunën e Prizrenit e në theks të veçantë në Drejtorinë e Arsimit .Nuk mund të jemi të heshtur karshi këtyre veprimeve si nepotizëm, korrupsion, sjellje abuzive ndaj qytetarëve, shkelje ligji etj”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Sipas të rejave të fundit po flitet se edhe prostitucioni është ka zhvillohet pranë gjimnazeve të komunës së Prizrenit”.

“Pas skandaleve të njëpasnjëshme të drejtorisë së arsimit në Prizren që kanë ndodhur me vite të tëra, e deri tek ajo më skandalozja, kur z.Nexhat Çoçaj abuzoi edhe me gjakun e dëshmorëve, sigurisht se qëndrojnë të mëdhenjtë, pra ata që ua justifikojnë veprimet këtyre të vegjëlve”.

“Këtë e vërteton edhe skandali i fundit që ka ndodhur në këtë drejtori , që për tu punësuar si mësimdhënës mjafton të përmendet vetëm emri i Kryeparlamentarit Kadri Veseli. Pra kjo nënkupton që kur CAPO (shefi) jep urdhër, Nexhat Çoçaj është PRONTO (gati) për t’a zbatuar atë urdhër”.

“Fatkeqësisht kjo nuk është tërësia e shkeljeve dhe abuzimeve në drejtorinë e arsimit në komunën e Prizrenit”

“Nisma për Kosovën” –dega Prizren siq ka vepruar deri më tani, do të vazhdoj të identifikoj shkeljet dhe të gjitha të këqijat që ndodhin në komunën tonë, sepse konsiderojmë se është edhe obligim ndaj qytetarit , prej të cilëve është marr vota”.

“Nisma për Kosovën”-dega Prizren zotohet se bashkë me qytetarët do të jemi kundër këtij pushteti të pistë, këtij pushteti pa moral, pushtet ky me një njeri të dënuar në krye dhe drejtor të dënuar për vepra penale.

Drejtoria e Arsimit në Prizren punëson mësimdhënës në emër të Kadri Veselit?!

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka punësuar mësimdhënës në emër të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Redaktori i Televizionit “Opinion”, Rami Berisha në rrjetin e tij social “Facebook’ ka publikuar disa shkelje që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve duke përdorur emrin e Veselit

“Ja edhe një e gjetur në Arsimin prizrenas…Një mësimdhënësi që punonte iu shpall vendi i punës, sepse në Shkollën Fillore ishte duke punuar me FMN. Edhe publikisht zyrtarët e arsimit e mbrojtën këtë hap duke u bazuar në ligj, dhe edhe gazetarët i dhanë përkrahje këtij akti sepse ndryshe nuk do të kishte kuptim ndarja e Universitetit, në Edukim, FMN etj etj.”, shkruan redaktori i TVO-së Berisha në Facebook.

“Në shkollën “Mati Logoreci” në konkursin e fundit, nuk u pranua kandidati me fakultet adekuat, të edukimit, po me FMN”.

“Arsyetimi është kështu ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli”.

“Unë e vë dorën në zjarr se nuk ka thënë kështu Kryeparlamentari Kadri Veseli, por e kanë keqpërdor emrin e tij, sepse kryeparlamentari është zotuar se do të punoj që ta ndal migrimin, e kështu nuk ndalet, sepse respektimi i ligjit dhe ligjshmërisë është kushti i parë i ndaljes së migrimit masiv…”.

“Në dosjen qytetare që jemi duke me përgatit kryeparlamentari do të propozohet si dëshmitar, në procesin gjyqësor që do ta thërrasim të ndodh”.

Letër e hapur Kryeministrit të Kosovës, Kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit

Rami Berisha

Kryeministër, Kryeparlametar, Ministër i Arsimit, nëse këto që ua them nuk janë të vërteta, kërkoj nga ju të tre që të jeni dëshmitar për burgosjen time dhe denimin tim sipas ligjeve të Kosovës.

Letrën e hapur publike për Ju, figurat qendrore të shtetit të Kosovës po e nis me një infomacion. Në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre. Kjo është e frikshme, Kryeministër, Kryeparlamentar, Ministër i Arsimit. Shpjegimet pse po ndodh kjo do t’i gjeni më poshtë në këtë letër. Por para se të ua shpjegoj ato, kërkoj nga ju që të tre së bashku të vini në Prizren dhe ta jepni shembullin konkret se do të punoni ashtu siç jeni betuar para qytetarëve të Kosovës.

Ministër Arsim Bajrami peytja e parë që e kam për ju është. Përse është ndarë universiteti në drejtime të caktuara dhe varëtësit tuaj në Drejtorinë e Arsimit në Prizren nuk e respektojnë. Një shëmbull konkret. Në konkursin e fundit në shkollën Mati Logoreci, nuk pranohet një kandidat me fakultet adekuar, por një tjetër me FSHMN, MIrë e lëmë edhe ndarjen e Universitetit në drejtime të caktuar sepse dhe ju do të thoni se ka mund të jetë më zoti ky me FSHMN. Jo ministër. Jo sepse edhe Komisioni ka vlerësuar se ky kandidati me fakultet adekuat, ishte më I përgatitur. Nuk e di çka thuhet ne letrat e DKA-së në Prizren, sepse Drejtori i Arsimit mund edhe ti falsifikojë ato, siç i ka falsifikuar edhe faturat e harxhimeve për manifestimin e aktiviteteve të nxënësve në një manifestim që bëhet këtu në Prizren, siç i ka falsifikuar letrat e komisionit i cili e vlerësoi si më të mirë, ndërsa ai kur nuk e pranoi një drejtor shkolle, një ekspert të Arsimit në Prizren vetëm pse ai nuk ishte as në PDK as në LDK. MInistër përse ndarja në fakultete dhe sidomos në Fakultet të edukimit kur në shkollat e Prizrenit punojnë me klasat prej të parës deri të pestën me fakultet gjuhës shqipe e fakultete tjera. Respekt për këto kuadro por përse bëhet ndarja në Universitet, kur ajo nuk respektohet. Hajde ministër në Prizren dhe unë ju dërgoj në shkollat ku punojnë mësimdhënës me shkollë të mesme, ndërsa kuadro kemi plot.

Ministër, Institucioni i konkursit është devalvuar në masë ekstreme. Unë para se ta marrë vesh edhe vetë drejtori i shkollës dhe krejt kandidatët e kam ditur kush do të punësohet mësimdhënës në një shkollë në një fshat të Prizrenit. A nuk është kjo skandaloze. Dhe e kam bërë publike dy ditë para se të shpallen rezultatet. Ai kandidatë u pranua. Si e dita unë Ministër, kur as s’jam profet dhe as s’kam parë ëndërr. Në shkollën “Mati Logoreci” në Prizren nuk është pranuar kandidati me fakultet adekuat. E përsëris do të thoni ai me FSHMN ka mund të jetë më i Zoti. Jo ministër, për punësimin e këtij me FSHMN, është përdorur emri i kryeparalamentarit Kadri Veseli.

Prandaj përveç nga ju kërkoj edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli, që së bashku me ju të vijë në Prizren, dhe unë bashkë me ju në shkollën Mati Logoreci e verifikojmë, do të shkjojmë edhe në fshatin tjetër dhe e verifikojmë, i thërrasim edhe kandidatët. Krymenistër, po ju drejtohem edhe juve siç po i drejtohem kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit. Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për nje vend pune ne Arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qëras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardh e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer. Hajdeni ju lutem në Prizren e jepnu guxim këtyre njerëze që të flasin sepse vetëm para juve do të flasin, sepse kur t’i lexojnë këta reshta këta njerëz, do të frikësohen më shumë se unë se do të zbulohen, prandaj po ju them publikisht hajdeni të tre bashkë e iu japim guxim këtyre që të flasin për të drejtën e tyre.
Po nuk erdhët ju në Prizren t’i anuloni dy konkurset e fundit këta nuk do të flasin kurrë, e të dhënat e dy konkurseve të fundit po ua përsëris edhe njëherë. Në të parin edhe pse kandiati ishte adekuat dhe ishte edhe më i mirë në intervistë edhe sipas komisionit nuk u pranua.Kjo është lehtë e verifikusehme. Në rastin e dytë nuk u pranua një mësimdhënëse që e kishte fituar vendin e punës një muaj përpara, ndërsa pas një muaji nuk ishte e aftë për atë vend të punës. Une dija se nuk do të pranohet, për dallim prej burimeve tjera këtë burim do të ua jap, edhe pse mund të rrezikohem nga ai. Është zyrtari në DKA që ka vendosur kush të pranohet e jo komisioni. A e di kryeministër çka i kanë thënë në shkollë kësaj kandidateje që nuk u pranua, natyrisht duke e ironizuar gjendjen në Arsim. “Merri sendet e tua edhe shko se ti një muaj më parapara gabim të paskemi pranuar(ishte pranuar si zëvendësim për një lehonë) sepse për kontratë 6 mujore s’kanë llogari të japin poara. Kryeministër, Kryeparlementar, Ministër i Arsimit.

DIsa ditë përpara, në zyren e kryetarit të Prizrenit qëndroi Komisioni për Arsim i në Parlamentit të Kosovës, për të ia tërhequr vërejtjen kryetarit të Prizrenit dhe zyrtarëve të Arsimit se gjendja në Arsim nuk është e mirë. Zyrtarët komunal e injoruan Komisionin e Parlamentit, dhe nuk dolën fare në Konferencë për shtyp. Foli veç kryetari i Komisionit për Arsim në Parlamentin e Kosovës, prandaj ju ftojë, hajdeni të tre së bashku e shptojeni Arsimin prizrenas, ju lutem, ju përgjërohem, sepse janë në pyetje gjeneratat e ardhshme, arsimimi i tyre. Këto që ua thash janë pak. Hajdeni në Prizren e ua them të gjitha. Kryeministër, Kryeparlametar, Ministër i Arsimit, nëse këto që ua them nuk janë të vërteta, kërkoj nga ju të tre që të jeni dëshmitar për burgosjen time dhe denimin tim sipas ligjeve të Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në zemër të Prizrenit, pa pikë uji

Varrezat e Prizrenit janë pa ujë që nga viti i kaluar. Uji është ndërprerë qëllimisht pasi kompania që merret me mirëmbajtjen e varrezave nuk i...

Dyshimi për granatë dore, Spitali i Prizrenit: Ishte lodër për fëmijë

Policia është lajmëruar për një rast në Spitalin e Prizrenit “Daut Mustafa”. Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve, ka vërejtur një objekt...

Lajmet e Fundit