11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Zafir Berisha: LDK-ja po tenton t’ia marr dheun nën këmbë PDK-së

endi është në krizë politike, pasi që qeveria ka marr vendime antikushtetuese dhe në këtë kontest opozita me gjithë kapacitetin dhe fuqinë që ka, është duke u munduar ta pengojë realizimin e disa projekteve që shkojnë në dëm të sovranitetit të vendit.

Kështu është shprehur në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, deputeti i NISMA për Kosovën, Zafir Berisha.

Ai thotë se bojkoti i opozitës në Kuvend është duke ia pamundësuar jetëgjatësinë qeverisë antikushtetuese.
Në pyetjen se a mund ta kthejë marrëveshja e demarkacionit opozitën në Kuvend, Berisha ka thënë se opozita do të jetë aty sa herë që rrezikohet sovraniteti i vendit.

“Në rast që tentojnë ta bëjnë këtë gabim për ta sjell këtë marrëveshje në Kuvend, ne do të jemi aty dhe do të veprojmë konform përcaktimit dhe nevojës që ka vendi që ta pengojmë atë marrëveshje”, ka thënë Berisha.

Ky koalicion qeverisës (PDK-LDK), sipas deputetit Berisha, nuk është koalicion i qytetarëve, por koalicion i interesave personale.

“LDK-ja si dhelpër e vjetër e politikës është duke tentuar t’ia marr dheun nën këmbë PDK-së”, ka deklaruar ai.

Berisha thotë se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë shumë afër, por disa nuanca të cilat e ndanë opozitën, ky koalicion e ka krijuar një komoditet.

“Ky koalicion qeverisës i ka edhe nja dy ose tri detyra të shtëpisë që t’i kryej në dëm të Kosovës dhe vendi do të shkojë në zgjedhje më së largu deri në mars të vitit të ardhshëm”, ka thënë ai, duke folur edhe për partinë e tij (Bashkimi Demokratik) në kuadër të koalicionit AAK-NISMA, ka folur për protestat e radhës si dhe për mundësinë e ribashkimit të opozitës.

Më Shumë

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Lajmet e Fundit