11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zafir Berisha përkujton dëshmorin Remzi Ademaj

Ish- komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Remzi Ademaj- “Petriti”.

Postimi i plotë i Berishës:

Para 24 vitesh (15.08.1998) ra heroikisht për lirin e Kosovës, bashkëluftëtari ynë, kom. Remzi Ademaj-Petriti!

Duke u kthyer nga një takim në SH.P të UÇK-së në Kleçkë, ku ishte me detyra të veçanta, me 15.08.1998 në udhëkryqin e fshatit Nashec bie në pritë të forcave serbe Kom. Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja.

Xhevet Berisha që ishte në shoqërim të Kom.Petritit, me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rënd Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së.

Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe ‘Shqiponja’, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatarve të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë në Malësi të Vrrinit bashkë me trupin e pajetë të kom. Petritit i cili u varros me nderime të larta ushtarake.

Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë nga Njësite dhe Shtabe Lokale në Brigada dhe Zona Operatve.

Ne bashkëluftetarët e kom Remzi Ademajt-Petriti humbjen e tij e shëndruam në forcë dhe luftën për lirin e Kosovës e vazhduam me shumë beteja e aksione deri me 12 qershor 1999, ku përfundimisht okupatorit serbo-sllavë dhe argatëve të e tyre ju dha fund, dhe Kosova filloj të frymoi lirishtë.

Zafa

May be an image of 2 people

P.S: në foto bashkë me heroin Selajdin Berisha, gjatë varrimit të Kom. Remzi Ademajt Petriti në Malsi të Vërrinit!

 

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit