13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/625544106556173

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

I shoqëruar nga miq, bashkëpunëtorë dhe përkrahës, Berisha theksoi se kjo iniciativë ka për synim ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore, historike dhe politike të Prizrenit, si dhe promovimin e diversitetit fetar e kombëtar, duke e konsideruar këtë trashëgimi si një pasuri të veçantë për shoqërinë prizrenase.

“Vizioni ynë është për një Prizren ndryshe – një qytet i barazisë, zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë”, deklaroi Berisha.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ai shtoi se objektivat e ‘Bashkimit Demokratik’ do të jenë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të pushtetit lokal, duke synuar gjithashtu një bashkëpunim konstruktiv me qeverinë qendrore në funksion të interesave të qytetarëve.

Ndër prioritetet kryesore të programit të BDP-së përmenden:

Investime në infrastrukturë, përfshirë rrugët, trotuaret, kanalizimin e ujërave të zeza, ndriçimin publik dhe një sistem funksional të transportit publik për qytetin dhe fshatrat;

Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe restaurimi i objekteve historike në bashkëpunim me ekspertë të fushës;

Krijimi i hapësirave dhe programeve për të rinjtë, duke përfshirë qendra rinore, trajnime profesionale dhe projekte kulturore e sportive;

Mbështetja për ndërmarrësit lokalë, me fokus të veçantë në sektorët e turizmit, zejtarisë dhe teknologjisë;

Nxitja e turizmit rural dhe malor;

Përmirësimi i gjendjes mjedisore në qytet përmes pastrimit të lumenjve, menaxhimit të mbeturinave dhe krijimit të një sistemi të riciklimit;

Zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe krijimi i parqeve në lagje me mungesë të tyre;

Rritja e transparencës përmes platformave digjitale që lehtësojnë konsultimin me qytetarët dhe ofrimin e informacionit mbi shpenzimet buxhetore dhe realizimin e projekteve.

“Bashkë për një Prizren më të mirë” është mesazhi që Zafir Berisha dhe ekipi i tij kanë zgjedhur për të përçuar një frymë bashkimi, zhvillimi dhe angazhimi qytetar.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re. Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave...

Lajmet e Fundit