9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Zafir Berisha: S’ka ushtri me këtë garniturë kriminale e të korruptuar

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, ka hedhur akuza të forta në drejtim të politikanëve që janë në pushtet. Ai, në blogun e tij në Facebook, i ka quajtur garniturë kriminale dhe të korruptuar, si dhe me këta Berisha thekson se nuk mund të formohet Ushtria e Kosovës.

“Formimi i ushtrisë nuk duhet kuptuar në formën e lëshimeve tjera që kjo qeveri i bënë Serbisë, ku shtetin gjithnjë e më shumë janë duke e bërë jofunksional dhe i cili nuk garanton stabilitet as për veti e aq më pak për rajonin”, ka shkruar Berisha.

“Ushtria e Kosovës nuk behet me tryeza e deklarata, por behet me ngritjen e buxhet 300% dhe me ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe me armatim modern e cila mund të garojë me ushtritë ne rajon dhe vetëm kështu mund të garanton sovranitetin e vendit dhe mund të prodhon paqe në rajon dhe më gjerë”.

“Ndryshe kjo garniturë kriminale e korruptuar nuk bën ushtri, sepse janë futur në ujëra të turbullta duke dëmtuar imazhin dhe perspektivën e vendit. Emri i ushtrisë për mendimin tim ka pak rëndësi, sa kanë rëndësi gjërat qe i ceka me lartë, ndryshe nëse këta banditë institucional ngulin këmbë në emër atëherë dihet se këta kanë plan ta bëjnë kompromisin e radhës me Serbi në dëm të Kosovës, sepse dihet mirë se pa votat e “listës sërbska” nuk kalon, për aq sa ka kaluar ligji për Festat Zyrtare i cila ka mbetur në sirtarët e Kuvendit duke u pluhurosur”, ka shkruar Berisha.

Më Shumë

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e...

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Lajmet e Fundit