17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Zafir Berisha tregon arsyen e mbështetjes për Shaqir Totajn në Prizren

Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate ka treguar për arsyet se pse kanë vendosur që ta mbështesin Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës, në balotazh në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7 tha se kjo ka qenë një marrëveshje për ta mbështetur ndryshimin në Prizren.

“Kjo është një rrjedhë logjike dhe një marrëveshje e mundshme pas raundit të parë ku qytetaret me votën e tyre e kanë pozicionuar çdo subjekt politik. Natyrisht se ne kemi pritur edhe më shumë po ja që kjo është realiteti dhe në këtë realitet ne tashmë me marrëveshjen e sotme e kemi ruajtur edhe kontiunitetin e përcaktimit tonë politik si degë e partisë, si ekip që veprojmë në qytetin e Prizrenit për ta mbështetur ndryshimin”, ka thënë Berisha.

Më tutje ai deklaroi se nuk pajtohen me politikat e kryetarit aktual Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka dy vite që jemi në opozitë. E kemi prishur koalicion si Nismë sepse nuk jemi pajtuar me të keqen që është duke ndodhur në qeverisjen e Mytaher Haskuksës dhe natyrisht që ky koalicion ka qenë mëse normal. Unë po shpresoj se tashmë kandidati që do ta mbështesim edhe ne nuk do të veprojë apo të sillet si Mytaher Haskuka si në dëm të qytetit ashtu edhe në dëm të partisë”, ka thënë ai. /Express/

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Hodaj i LDK-së propozon ngritjen e një monumenti në Prizren për të nderuar solidaritetin e Kukësit në vitin 1999

Anëtari i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka iniciuar një nismë zyrtare për përkujtimin institucional të rolit historik të Kukësit gjatë...

Lajmet e Fundit