13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

‘Zambaku i Prizrenit’ fton muzikantët të marrin pjesë në edicionin e tridhjetë

Festivali ‘Zambaku i Prizrenit’ sivjet shënon edicionin e tij të tridhjetë.

Këshilli organizativ i festivalit në fillim të këtij muaji ka hapur konkursin për këngët pjesëmarrëse në festival, i cili do të mbahet në qershor të këtij viti. Konkursi mbetet i hapur deri në fund të muajit prill.

Përmes një komunikate për media, organizatorët e festivalit i ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare të konkurrojnë për pjesëmarrje në këtë edicion.

“Kënga e kënduar, e orkestuar, e kompletuar në të gjithë elementët përbërëse të saj dhe e regjistruar në CD, duhet të dorëzohet me një zarf në zyret e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit (në zarf të hapur me shifër, kurse në zarf të mbyllur jipen të dhënat për autorin e muzikës, të orkestruesit dhe të tekstit).”, bëhet e ditur në komunikatë.

‘Zambaku i Prizrenit’ në historikun e tij kishte për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore përmes këngës së lehtë, si dhe ishte fryt i punës aktive të shumë aktivistëve kulturor prizrenas. Ai është themeluar nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës së lehtë si baladat, shansonet e serenatat.

Ky festival përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës së lehtë, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtar, kompozitor, poet, instrumentist, etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë./ KultPlus.com

Më Shumë

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Lajmet e Fundit