7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

“Zbukurohen” me para të shtetit

Thaci dhe atifete jahjagaNjë kravatë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kushton prej 300 deri 500 euro, përderisa në kamisha i ka të dizajnuara inicialet H. TH.(Hashim Thaçi).

Kështu pati deklaruar muaj më parë deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, për media, duke potencuar faktin se i pari i Qeverisë së Kosovës shpenzon shuma të mëdha parash për gardërobën e tij.

Jozyrtarisht mësohet se këmishët e dizajnuara me iniciale, kryeministrit i vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Zëri. Vite më parë këmishët me iniciale ishin bërë trend edhe në mesin e zyrtarëve tjerë të lartë të institucioneve dhe shefave të kompanive publike, të cilat porositnin këmishë nga jashtë për të imituar të parin e Qeverisë së Kosovës.

Jo vetëm i pari i ekzekutivit, por edhe e parja e shtetit, Atifete Jahjaga, shpenzon shuma të konsiderueshme të parave për dukjen e saj.
Prej se është emëruar presidente, Jahjaga shihet me kostume të shtrenjta, për të cilën gjë kujdeset disenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova.

Bashkëpunëtorë të presidentes bëjnë të ditur se ajo çdo ditë shkon tek floktari, ku bën grimin dhe rregullon flokët.

Një rregullim ditor i Jahjagës, edhe pse mbahet sekret nga floktari personal dhe grimeri i saj, sipas çmimeve që jepen nga floktarët tjerë për elitën shtetërore sillet në ditë mbi 50 euro, apo rreth 1500 euro në muaj.

Dy herë në ditë në sallonet e bukurisë

Presidentja, Atifete Jahjaga, bën grimin dhe rregullon flokët çdo ditë në sallonin “Nagipi dhe Arta”. Ajo frekuenton edhe qendrën e bukurisë “VIP Passion”, qendër kjo që e ka frekuentuar edhe gjatë kohës sa ishte zyrtare e lartë në Policinë e Kosovës./Zëri/

Më Shumë

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së...

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të...

Lajmet e Fundit