Me zgjedhje ndahet Kosova!

Seremb Gjergji italiShkruan: Seremb Gjergji

Zgjedhjet lokale në Kosovë sa vijnë e behën më të nxehta, por në të njëjtën kohë më problematike. Mos-përfshirja e OSBE-së si partner i KQZ-së në organizimin e përgjithshëm do të hapë probleme të reja të ndarjes së territorit të Republikës së Kosovës. Por, angazhimi i OSBE-së si partner i Komisionit Qendror Zgjedhorë në Kosovë – OSBE, krijon një sërë lehtësimesh dhe parandalon një ndarje të territorit të vendit.

Angazhimi i OSBE-së në zgjedhjet lokale vetëm në Veri të Kosovës do të krijoi PRECEDAN ku banorët serb të kësaj pjese mund të kërkojnë edhe në të ardhmen që vetëm OSBE-ja t’i zhvilloi zgjedhjet në këtë pjesë të Kosovës. Madje më pas mund të kërkojnë që vetëm OSBE-ja të menaxhoi zgjedhjet në të gjitha zonat e banuar me serb në territorin e Republikës së Kosovës. Kështu behët ndarja!

Ekipi negociator i Kosovës dhe ekipi negociator i OSBE-së i udhëhequr nga z. Pascal Heyman për Çështjen e Zgjedhjeve duhet të gjejnë modelin më të mirë të organizimit të përbashkët të zgjedhjeve lokale si partner i barabartë. Kjo i hapë rrugën edhe Partneriteteve të ardhshme me OSBE-në – deri në anëtarësim të plotë në këtë organizatë.

Përfshirja e OSBE-së në kuadër të procesit zgjedhor si partner i KQZ-së ngërthen në vete 3 përfitime për vendin:

1. Nuk krijohet PRECEDAN i ndarjes së territorit të Kosovës ne Veri dhe Jug.
2. Zgjedhjet do të jenë demokratike dhe të njohura ndërkombëtarisht, dhe
3. Zvogëlohet mundësia e vjedhjeve apo keqpërdorimeve në zgjedhje.

Pra, përfitimet për Republikën tonë janë të shumta dhe me interes strategjik. Mbi të gjitha Kosova fiton një reputacion dhe kredibilitet ndërkombëtarë pas daljes së zymtë nga zgjedhjet e fundit.

 

(Seremb Gjergji është kandidat i pavarur për President të Kosovës)

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit