8.7 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Zhbogar: Partitë politike t’i japin fund ngërçit politik

zhboger ne pzPërfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik, dhe në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës që është caktuar për të enjten të ofrohen zgjidhje.

Ai tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë demokratike, ku populli ka dhënë votën e tij dhe tani tha ai, është koha që politikanët të reflektojnë lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Për dorëheqjen e gjyqtarit amerikan të EULEKS-it, Robert Carolan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zhbogar tha se ai është informuar për këtë vendim të këtij gjykatësi, i cili sipas tij, një gjë të tillë e ka bërë për shkaqe personale.

Ai shprehu besimin se do të ndiqen të gjitha procedurat e mëtejmë ligjore për zëvendësimin e Carolanit.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, këto deklarata i bëri sot pas takimit që pati me pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët ia shprehen atij shqetësimet e tyre lidhur me degradimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar tha se institucionet përkatëse duhet të marrin masa adekuate për zbatimin e Ligjit për këtë Zonë të Veçantë të qytetit të Prizrenit.

Më Shumë

Ministria ia kthen rregulloren e bonus-zonimit Bali Muharremajt

Ministria e Mjedisit ka kthyer për rishqyrtim Rregulloren për bonuset e zonimit, të miratuar në Kuvendin Komunal me propozim të kryetarit Bali Muharremaj. Sipas Ministrisë,...

E pazakontë: Qytetari nga Rahoveci e voton Rey Manajn në zgjedhje

Një qytetar nga Rahoveci e ka bërë një zgjedhje të çuditshme kur ka votuar. Ai e ka shkruar në fletëvotim emrin e Rey Manajt. Kjo...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit