14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Zhur: I dyshuari godet me veturë këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Zhur në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, pasi ka goditur këmbësorin, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Zhur, Prizren, 28.03.2021-09:35. Është raportuar për një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore i cili me pasqyrë godet një këmbësor mashkull kosovar. Drejtuesi i automjetit i panjohur deri me tani pas goditjes së këmbësorit largohet në drejtim të panjohur. I lënduari pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Express/

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit