9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Zidan në medyshje për Bale

Real Madridi është gati për Championsin dhe numërimi mbrapsht tashmë ka filluar.

Të gjithë kanë mendjen tek Kiev dhe 45 minutat e para ndaj Villarreal e treguan më së miri këtë, ndonëse në 45 të tjerat Real Madridi luajti si e përgjumur, duke ëndërruar për titullin e 13-të.

Villarreal mori avantazhin nga kjo dhe arriti të barazojë rezultatin, por ishte Gareth Bale ai që mori të gjithë vlerësimet me një tjetër gol të shënuar.

Çdokund tjetër ai do të ishte një titullar i padiskutueshëm, por Real Madridi është Real Madrid dhe Zinedine Zidane duket se mund ta lë në bankinë

Por edhe njëherë tjetër Uellsiani shfrytëzoi në maksimum shansin e dhënë, duke e lënë trajnerin me një vendim të vështirë përpara finales së Kiev, transmeton ksp.

Me 4 gola të shënuar në 3 ndeshjet e fundit, ai është lojtari që mund të vendosë një finale.

Dilema e teknikut mund të jetë mes tij dhe Benzemas, por me performancat që ai ka treguar së fundmi, pa dyshim që meriton titullarin.

Ai ka rigjetur ritmin, shpejtësinë, shkathtësinë, lojën që e karakterizon dhe atë që është më e rëndësishme: e gjen rrugën e rrjetës me një lehtësi të madhe.

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Lajmet e Fundit