6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Zidane: Betis më i fortë me Pellegrinin. Barça? Kujdes, do luftojnë për trofe

Real Madrid do të luajë ditën e sotme ndeshjen e dytë të kampionatit, ku këtë herë të besuarit e Zinedine Zidane do të përballen në transfertë me Real Betis (21:00). Tekniku francez foli për mediat në konferencën për shtypin në mënyrë virtuale, ku u ndal më së shumti tek ndeshja e nesërme si dhe nuk mungoi një koment rreth situatës aktuale të Barcelonës.

“Betis ka pothuajse të njëjtin ekip si në sezonin e kaluar, por ata kanë ndryshuar trajnerin. Pellegrini është një trajner me eksperiencë dhe e dimë shumë mirë se çfarë mund të bëjë ai me ekipin e tij. Mendoj se ata do të jenë më të fortë këtë sezon dhe kjo do të duket që tek ndeshja e nesërme.

Hazard nuk është në formën e tij më të mirë dhe kemi rënë dakord që ai të rikthehet kur të jetë në 100% e formës së tij. Barcelona? Nuk e di ekzaktësisht se çfarë po ndodh. Unë mendoj se çdo klub ka vështirësitë e veta. Katalanasit në aspektin sportiv do të luftojnë në të gjitha frontet dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim,” mbyll trajneri i Realit.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit