Zidane nervozon tifozët e Realit

”Problemi qëndron në fund, kur topi nuk dëshiron të hyjë, është shumë e vështirë”.

Zinedine Zidane është i kënaqur me ekipin e tij, por thotë që topi s’po dëshiron të futet në rrjetë. Kështu u shpreh pas humbjes së radhës ndaj Villarrealit.

”Problemi qëndron në fund, kur topi nuk dëshiron të hyjë, është shumë e vështirë. Nuk e meritojmë këtë. Mund të bëni gjëra të mira dhe të gabuara por mendoj se kemi bërë një lojë të mirë, por kur topi nuk dëshiron të hyjë në portë, kjo është shumë e komplikuar. Pastaj provuam kundërsulmet por ishte shumë vështirë për lojtarët”, tha Zidane.

”Topi nuk dëshiron. Kur ke mundësinë që të shënosh gol. Ndonjëherë nuk dëshiron por mirë. Ka ndeshje që jo nuk ndodh dhe kohët e fundit po na ndodh gjithmonë. Për besimin është shumë vështirë, kemi pasur raste për të shënuar gola por në fund.., mirë nuk e merituam këtë padi”, shtoi ai. /lajmi.net/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit