Zidane shpjegon zëvendësimin e Cristianos

“Ishte e planifikuar”, u shpreh ZIdane për zëvendësimin e Ronaldos.

Barazimi 2:2 me Levanten e ka lënë Realin prapa Barcelonës 18 pikë, diferencë që mund të shkojë në 21 nëse katalunasit fitojnë kundër Espanyol.

Zinedine Zidane e zëvendësoi Cristiano Ronaldon pak minuta pas golit të epërsisë. Francezi thotë se gjithçka ishte e planifikuar dhe se nuk e bëri këtë për formën fizike jo të mirë të portugezit.

“Formën fizike? Jo. Ishte e planifikuar”, u përgjigj Zizu.

“Gjëja më e vështirë është të shënosh gola. Ne arritëm të shkojmë në 2-1, por në fund, dy gabime na kushtuan me dy gola”, shtoi Zizu për beIN SPORTS pas ndeshjes. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit