Turqia vret 932 kurdë dhe pjesëtarë të ISIS-it, kërcënon SHBA-të

Ka hyrë në ditën e 16-të ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri për të luftuar grupet kurde të ashtuquajtura PYD dhe luftëtarët e grupit terrorist ISIS.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat e Armatosura të Turqisë, bilanci i këtyre operacioneve është “932 kurdë dhe terroristë të vrarë dhe pesë shënjestra të shkatërruara”.

Ushtria turke thekson se asnjë aeroplan luftarak i saj nuk është sulmuar gjatë luftimeve.

E njëjta komunikatë bën me dije gjithashtu se “13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë” dhe 57 të tjerë janë plagosur në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Pavarësisht se fillimisht ky operacion nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia më 20 janar filloi operacionin ‘Dega e Ullirit’, kundër kurdëve dhe ISIS-it në Afrin të Sirisë.

Pas marrjes së qytetit Afrin, Turqia po planifikon të vazhdojë luftimet në qytetin e Munbijit, por në këtë qytet ndodhen edhe ushtarë amerikanë dhe një ndërhyrje e mundshme mund të shkaktojë konflikt me këta të fundit, raporton Kosovapress.

Ndërsa ushtria amerikane ka bërë të ditur se nuk do të largohen nga ky qytet, zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, ka kërcënuar ashpër duke shprehur se “do të luftojnë edhe ushtarët amerikanë nëse dalin me veshje të terroristëve”.

Një konflikt ushtarak SHBA-Turqi do të ishte fatal për organizatën ushtarake NATO, pasi këto dy shtete kanë shumë ndikim në të.

Ushtria Amerikane është më e avancuar nga ana teknologjike por Turqia ka numrin më të madh të ushtarëve në NATO.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit