Zjarri në Prevallë, kërkohet ndihma e KFOR-it

 

Sipas njoftimit të lëshuar, përfaqësuesit e KFOR-it janë duke monitoruar situatën dhe analizuar mundësitë për ndërhyrje.

AMM raportoi se zjarri vazhdon të përhapet drejt fshatit turistik të Prevallës dhe ka prekur edhe zonën strikte të natyrës “Maja e Arnenit”.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij, janë angazhuar mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit, një ekip i Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit, si dhe disa vullnetarë.

Po ashtu, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masa të nevojshme.

Drejtor i DAPK “Sharri”, z. Bajram Kafexholli, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e KFOR-it gjatë paradites së sotme, duke kërkuar ndërhyrjen e mundshme me helikopterë për shuarjen e zjarrit.

KFOR-i ka theksuar se është duke monitoruar situatën dhe po shqyrton mundësitë për intervenim.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit