27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Përkujtohet poeti e publicisti arbëresh Zef Skiroi

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot me rastin e 159-vjetorit të lindjes, poetin, etnografin dhe publicistin e shquar arbëresh, Zef Skiroi.

Zef Skiroi (Hora e Arbëreshëve, 10 gusht 1865 – Napoli, 17 shkurt 1927) ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, gazetar dhe publicist i shquar arbëresh.

Në moshën 9-vjeçare, ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në Seminarin Shqiptar të Palermos, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare, si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri etj.).

Më 1887, së bashku me Françesk Petën, themeluan në Palermo revistën Arbëri i ri, si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha.

Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos.

Kur ishte 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit. Më pas, ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Veprat kryesore të tij janë: “Mili e Hajdhia”, “Te dheu i huaj” dhe “Mino”.

 

Më Shumë

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit