3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Zona Park” me ofertë për dezinfektimin e hapësirave publike e familjare

Kompania “Zona Park”, e cila merret me dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim ka ofruar çmim me zbritje.

Kjo kompani, e cila gjendet me seli në Prizren, ka zbritur çmimin për kryerjen e shërbimeve të sipërpërmendura nga 15 deri në 30 për qind.

Ndryshe nga kompanitë e tjera, të cilat i kanë ngritur çmimet, “Zona Park”, nuk dëshiron të shfrytëzojë situatën e pandemisë COVID-19.

Përkundrazi, vullnetarisht ka kryer dezinfektimin e hapësirave në Malishevë.
Në këtë aktivitet vullnetar, kjo kompani private ka bërë dezinfektimin e objektit të Komunës së Malishevës, objektin e QKMF-së, objektin e Policisë së Kosovës, objektin e zjarrfikësve, dhe jo vetëm. Kjo kompani ka bërë edhe dezinfektimin e hapësirave private në familjet e atakuara nga COVID-19.

I tërë kontributi i kësaj kompanie ka bërë që përhapja e virusit të ngadalësohet dhe të zvogëlohet atje. Pra, dezinfektimi vullnetar kishte pasur sukses në këtë komunë, e cila është shembull i përpalljes së suksesshme.

Ky sukses i Malishevës është arritur ndër të tjera edhe falë punës vullnetare në dezinfektimin hapësirave e kryer nga kompania e dëshmuar për cilësi të lartë të shërbimeve, “Zona Park” me seli në Prizren.

“Zona Park “ kishte ndarë një fond të cilësuar humanitar, duke dëshmuar se humaniteti në raste sikur kjo që po kalon Kosova dhe tërë bota, vjen në shprehje pa asnjë mëdyshje.
Kompania “Zona Park” i sugjeron të gjitha institucionet publike e private, bizneset e ndryshme, dhe familjet që të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre të brendshme e të jashtme, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e COVID-19.

“Zona Park” po dëshmon se është me qytetarët dhe për qytetarët dhe po dëshmon se mund të jetojmë shëndetshëm.

Është e mundur, andaj jetoni shëndetshëm.

Këtë ua mundëson “Zona Park”.

Shkrimi është i sponzorizuar

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit