6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zyra e Kryeministrit: S’do të ketë përfshirje të veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të vazhdojnë të marrin pensionet e tyre pa rritje.

Ata, nuk do të jenë pjesë e ndryshimeve në Ligjin për Pagën Minimale, anipse kanë kërkuar me ngulm e protesta që të përfshihen brenda këtij ligji.

Nga zyra e Kryministrit kanë thënë se pa kthimin e aplikacioneve të veteranëve që mbahen në Prokurorinë Speciale nuk mund të bëhet edhe kategorizimi i veteranëve sipas ligjit aktual.

“Siç jeni të informuar aplikacionet e veteranëve vazhdojnë të mbahen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Deri sa Prokuroria nuk i kthen aplikacionet, ZÇKDL në kuadër të ZKM-së nuk ka mundësi ta bëjë kategorizimin sipas ligjit aktual. I njëjti ligj, sipas plotësim ndryshimeve të vitit 2017, nuk parasheh më ndërlidhjen në mes pensionit të veteranit dhe pagës minimale”, ka thënë për Front Online, Aziz Bici, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Ai ka treguar se aktualisht janë mbi 36 mijë e 700 veteranë që marrin pensionin.

Bici ka treguar se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë vendim nga Gjyakat për ta larguar dikë nga lista e veteranëve nën dyshimet se është i rrejshëm.

“Aktualisht për muajin janar/2023 numri i veteranëve që marrin pension është 36,767. Sipas ligjit ZÇKDL në kuadër të ZKM-së bënë përditësimin e listave, në bazë të vendimeve të gjykatës kompetente. Deri me sot nuk ka pasur asnjë vendim nga gjykata që duhet ta largojmë si person të rrejshëm”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.

Projektligji për Pagën Minimale i miratuar në parim që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë, ka mbetur aty ku ka qenë në qershor.

Ky projektligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Megjithatë, nuk e parasheh edhe lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro.

Për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale, ata edhe protestuan.

E, kjo ka bërë që të riaktualizohet edhe çështja e pastrimit të listës së veteranëve.

Për të hyrë në fuqi, projektligji duhet të kalojë edhe leximin e dytë dhe të tretë në Kuvendin e Kosovës si dhe të nënshkruhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Më Shumë

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit