11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk është funksionalizuar

Komuna e Prizrenit ende nuk e ka funksionalizuar Zyrën e Qendrës Historike të Prizrenit, edhe pse vendimi për themelimin e saj ishte votuar në maj të vitit 2019 nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur OJQ “Ec ma Ndryshe”, e cila ka theksuar se në vendimin e Kuvendit të Komunës thuhej se Zyra për Qendrën Historike të Prizrenit do të funksionoj si zyre e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit, dhe se do të ketë udhëheqësin e zyrës dhe dy zyrtarë. Për zbatim të këtij vendimi, Kuvendi kishte obliguar Zyrën e Kryetarit të Komunës.

Komuna e Prizrenit në përgjigjen e saj ka ofruar disa arsye për mos funksionalizimin e deritanishëm të Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit: “Zyra për Qendrën Historike të Prizrenit ka për qëllim të krijojë koordinim sa më të mirë mes institucioneve që kanë të bëjnë me Qendrën Historike. Funksionalizimi i kësaj qendre është shtyrë për shkak se ende nuk është arritur që të bëhet rekrutimi i stafit, për shkak të pengesave administrative të cilat janë amendamenti i Ligjit për Zyrtarët Publikë, planifikimi i stafit, ndryshimi i numrit të ministrive në qeveri dhe konfirmimet që presim nga ministritë përkatëse. Po ashtu një prej arsyeve është edhe pandemia COVID-19, e cila ka ngadalësuar procedurat administrative. Është bërë planifikimi për rekrutim të stafit dhe pritet konfirmimi nga ministria përkatëse”.

EC përkujton se dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit (Ligji Nr. 04/L-066 i aprovuar në vitin 2012) parashohin që Komuna e Prizrenit të themelojë një Zyrë për Qendrën Historike të Prizrenit, me qëllim të: koordinimit të veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë asistencën ndërkombëtare; informimit të publikut mbi rëndësinë dhe statusin e mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit; promovimit dhe zhvillimit të Qendrës Historike të Prizrenit si destinim turistik me një trashëgimi kulturore të pasur; nxjerrjes dhe shpërndarjes së informatave të sakta sa i përket Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë hartat informuese, listën e shërbimeve të ofruara, agjendat kulturore dhe reklamat.

Duke marrë parasysh faktin se trashëgimia kulturore është njëra nga prioritetet e qeverisë aktuale komunale, EC Ma Ndryshe i bën thirrje Ekzekutivit komunal që të ndërmarrë veprime urgjente për funksionalizimin e Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit dhe të mundësojë pa vonesa të mëtejme që ajo ta ushtrojë rolin për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e zonës së mbrojtur të qytetit.

Më Shumë

Derbi i madh në Prizren: Bashkimi synon fitoren e pestë ndaj Yllit

Sot, Prizreni do të jetë në qendër të vëmendjes së basketbollit kosovar, ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi, në kuadër të javës së...

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej dy ditësh

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga...

Lajmet e Fundit