Zyrtare: Gianluigi Donnarumma shpallet futbollisti më i mirë në “Euro 2020”

Gianluigi Donnarumma është shpallur futbollisti më i mirë i Kampionatit Evropian, “Euro 2020”.

Italia është shpallur kampione e re e kontinentit të vjetër, Evropës, pas triumfit ndaj Anglisë, raporton FrontOnline.

Ndeshja që u zhvillua në “Wembley”, nuk u vendosë në kohën e rregulltë, por as në vazhdime, dhe u deshën penalltitë për ta caktuar kampionin e ri të Evropës.

Në penallti, anglezët humbën 3:2, derisa Donnarumma priti tre penallti sonte.

Pas ndeshjes, portieri italian që edicionin e ardhshëm do të luajë për PSG-në, u shpall më i miri i Evropianit.

Një çmim mëse i merituar ky për 22-vjeçarin./FrontOnline/

 

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Lajmet e Fundit